|E shtunë, Maj 27, 2017

Banorët e Plykut STOP  plehrve, dikur azotiku , sot plehrat 

Fier – Banorë të Plykut kanë protestuar kundër ndërtimit të impiantit të përpunimit plehrave në një vend pranë banesave të tyre , ndërkohë që bashkia Fier del në nje deklaratë për ti sqaruar ata dhe qytetarë të tjerë se për cfarë bëhet fjalë.

Të paktë në numur pasi e kishin marrë vesh spontanishtë që në një pllajë mes kodrave të Portëzës në fshatin Plyk njësia administrative Portëz bashkia Fier është miratuar ndërtimi I një fushe për grumbullimin e përpunimin e plehrave, ata kanë protestuar  kundër këtij ndërtimi  dhe kanë bllokuar rrugën që lidh Fierin me Ballshin për afro 30 minuta

Banorët janë të irituar me këtë vendim të këshillit bashkiak Fier  pasi pohojnë se nuk është marr fare parasysh nëse jemi dakort që të ndërtohet këtu apo jo. Tok shtet ska është tok private dhe ne nuk na kan pyetur fare, pohojnë ata.

Banorët pohojnë se deri dje kishin azotikun që u sillte probleme të pafundme ndërsa sot duan të sjellin plehrat me sëmundje të pafundme

Më pas banorët për afro 30 minuta  kanë bllokuar rrugën Fier – Ballsh . Pasi është marr vesh protesta spontane e banorëve policia ka shkuar në vengjarje

Ja edhe prononcimi zyrtar i bashkisë Fier

Kjo është “parajsa” (fusha e plehërave Fier) nga e cila Partia Demokratike nuk ndahet dot, ajo që për qytetarët e Fierit është një gangrenë shumëvjecare. Për këtë arsye Këshilli i Bashkisë Fier, që në mbledhjen e tij të parë, më 27 korrik 2015, shpalli këtu emergjencën mjedisore, për t’i shpëtuar qytetarët njëherë e përgjithmonë nga ky helm që po i mbyt dita ditës.
E cuditërisht sot, me paturpësinë më të madhe flasin për Fierin në emër të qytetarëve, e kush, Ata që për 8 vjet me radhë të qeverisjes së tyre i dhanë këtij qyteti si shpërblim:  0 investim; një mal me probleme jetike dhe një harresë totale
Sa e turpshme aq dhe qesharake!
Megjithatë jo për Gridat, apo Lulrat, se ata nuk meritojnë as replikë e as vëmendje, por si detyrim ndaj qytetarëve, duam të sqarojmë se:
“Impianti që do të ndërtohet në Fier është një projekt që ka filluar rreth 9 muaj më parë, pas kërkesës sonë drejtuar Qeverisë Shqiptare. Është një impiant, që do të përpunojë (me djegie) 180 – 200 ton mbetje në ditë, nga e cila do të përfitohet energji elektrike deri në 3 mega. Kushdo që mund të ketë, qoftë dhe njohuri minimale në këtë fushë arrin të kuptojë që bëhet fjalë për një impiant të përmasave të vogla, i cili vetëm sa përmbush e zgjidh problemin e madh që ka sot Fieri dhe s’mund të përballojë importimin, apo djegien e mbetjeve, që sipas tellallëve të PD –së mund të vijnë nga jashtë.
Po Fieri nuk është dhe nuk do të jetë as shënjestra dhe as mburoja e askujt. Fierakët dinë të durojnë dhe të zgjedhin njëkohësisht, më të mirën për veten dhe familjet e tyre.  
Është rasti që Bashkia e Fierit t’i sigurojë qytetarët që ky impiant, e ky investim i Qeverisë Shqiptare, jo vetëm që nuk do të jetë problem, por përkundrazi do të zgjidhë atë gangrenë shumëvjecare që ka mbërthyer dhe helmon qytetin dhe ajrin tonë cdo ditë.
Për këtë duhet falenderuar Qeveria Shqiptare dhe kryeministri Rama,  i cili morri në konsideratë kërkesën tonë për të bërë një zgjidhje të plotë dhe afatgjatë për qytetin dhe mbarë qytetarët.
Njëkohësisht duam t’i themi këtyre tellallëve të painformuar, që kur nuk kanë c’të thonë, më mirë të heshtin e të mos përpiqen të fusin shkopinj nën rrota.

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Duka firmos marrëveshjen me Bashën, tre deputetë në listat e PD https://t.co/BueCpx2x26 via @wwwalb365com
11,293 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Fate Velaj, këshilltari I Ramës paparac për Bashën. ( fotot )

     Fier - Fate Velaj këshilltari I kryeministrit Rama për kulturës është kthyer në pararac ditën e diel (sot) për...

Close