|E hënë, Korrik 24, 2017

Basha: 80% e shqiptarëve të pakënaqur nga Qeveria, 70% duan largimin 

Fier – Kreu i opozitës, Lulzim Basha, e nisi turin e ri politik me qytetin e Fierit, ku zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të PD-së.

Në takimin që u mbajt me dyer të mbyllura në një kompleks në periferi të Fierit, pranë Gjanicës, Basha shoqërohej nga deputetët Alibeja, Ristani, Pollo dhe Kozma Dashi.

Gjatë bashkëbisedimit me demokratët fierakë, Basha tha se “ poshtërsitë dhe arroganca tiranike e Ramës janë bërë të pa tolerueshme”.
Sipas shefit të opozitës, 80% e shqiptarëve janë të pakënaqur nga qeveria dhe 70% e tyre kërkojnë largimin e saj.
“Çelësi nuk është fitorja me banda, por qytetari shqiptar, kjo është receta e opozitës” tha Basha.
Ndërkohë kreu i PD-së së Fierit, Luan Baci, tha se edhe pse në opozitë, Basha ka qenë pranë demokratëve të Fierit.
“Basha ka takuar dhe është njohur nga afër me problemet e qytetarëve fierakë”, u shpreh ai.

alb365

 

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Festohet festa e “Pazari I Roskovecit” (fotot) https://t.co/vMBfiEUfEw via @wwwalb365com
11,311 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
INSTAT: Aksidentet u rritën me 10%

Tre mujori i parë i këtij viti regjistron nje rritje dramatike te numrit te aksidentet rrugore në Shqipëri krahasuar me...

Close