|E hënë, Shkurt 19, 2018

Basha : Çizme, krevate portativë dhe ushqim për bagëtinë në zonat e përmbytura . 

157260Tiranë – Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri të ditur sot se edhe opozita po ndihmon në përballimin e situatës së përmbytjeve. Sipas një statusi publikuar në profilin e tij në ‘’Facebook”, ku ka falenderuar edhe bizneset shqiptare, Basha tha se po ndihmojnë në ushqime dhe ujë për njerëzit, ushqime për bagëtitë, çizme e krevate portativë.

“Dje sipermarrës lushnjarë në bashkëpunim me degën e PD-së Lushnje bënë të mundur ngarkesën e parë të ushqimit për bagëti. Ndihma në ushqime, ujë të pijshëm, çizme dhe ilaçe u shpërndanë në disa familje të përmbytura. Nesër Lidhja Demokratike e Gruas në bashkëpunim me Forumin Rinor të PD dhe sipërmarrës nga Tirana do dërgojnë mbi 100 krevate portative në Fier dhe Vlorë. Ftojmë këdo që ka mundësi të solidarizohet me banorët, të jape kontributin e vet për normalizimin e jetës. Solidariteti në ditë të vështira është virtyti fisnik i shqiptarit.”, shkruan Basha në ‘’Facebook”

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Vlahutin shkon në zyrën e ministrit Xhafa

Një ditë pasi parlamenti miratoi...

Close