|E enjte, Korrik 27, 2017

Basha: Karteli i drogës me Ramën mohoi zgjedhjet e lira në Dibër 

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaron se bashkëpunimi i kartelit të drogës me Edi Ramën mohoi zgjedhjet e lira në Dibër. Pas një mbledhjeje të grupit PD në selinë e demokratëve, Basha nuk tha asnjë fjalë për debatin që ka pasur brenda gjatë mbledhjes gati dy orëshe.

Për Bashën ishte “një diskutim i gjatë dhe i dobishëm”

Basha tha se grupi ishte i unifikuar në qëndrimin për shkëputjen e hallkave të krimit me politikën

“Në qendër të diskutimit ishte ngjarja kryesore politike në vend dhe domethëniet për të ardhmen e zgjedhjeve e të votës në Shqipëri. Konkluzioni i qartë i grupit parlamentar në këtë diskutim të gjatë dhe të dobishëm në raport me atë çfarë duhet të bëjmë dhe do të bëjmë është se aleanca e politikës me krimin dhe në veçanti bashkëpunimi i kartelit të drogës me Edi Ramën mohuan mundësinë për zgjedhjet e lira e të ndershme, shkatërruan procesin politik”

Ky është një problem ekzistencial për Shqipërinë e Shqiptarët jo thjesht për PD-në. Grupi tregoi vendosmëri të plotë dhe të gjithanshme, për një konkluzion të cilën e kam shpallur: Vendosmërinë për të bërë gjithçka. Do tia dalim të shkëpusim hallkat të riinstaliojmë lirinë e votës pa të cilën nuk mund të ketë asnjë liri tjetër”

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ksamilit të ‘mbarsur’ i plasin ujrat (foto e video) https://t.co/fz40qwG8vP https://t.co/U6TAxehqG0
11,300 people follow ALB365
Twitter Pic NateMain Twitter Pic AnilaLil Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
PD: Kushërinjtë e Tahirit, Habilajt, miq të shefit të kufirit në Dhërmi

Tiranë - Partia Demokratike këmbëngul në kërkesën për largimin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri sit ë akuzuar për lidhje...

Close