|E hënë, Shkurt 19, 2018

Basha: Kryeministër injorant, ju dha leksion profesorëve 

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme për takimin që ka pasur kryeministri Edi Rama me pedagogët e Universitetit të Tiranës.

Përmes një status në profilin e tij në ‘Facebook’, Basha thotë se nuk ka pamje më të trishtë se një kryeministër i ulur në krye të vendit duke ju dhënë leksion profesorëve të ulur si nxënës në auditor.

Lideri i PD-së mendon se Rama universitetin e shikon si biznes ndërtimi, ku sipas tij, ndan paratë me ta.

Në fund, kreu i PD-së thotë zgjidhja e vetme për arsimin e lartë është autonomi e plotë akademike, financiare dhe administrative si dhe universitete jo-fitimprurëse, jashtë kontrollit të qeverisë dhe të pronarëve.

“Nuk ka pamje më të trishtë se një kryeministër i ulur në krye të vendit duke ju dhënë leksion profesorëve të ulur si nxënës në auditor, duke i marrë në pyetje e duke ju dhënë edhe lejen të flasin apo jo.

Kryeministri që mbledh Senatin e Universitetit, kërcënon dhe fyen pedagogët, përqesh dhe denigron profesorët, është dëshmia e “pavarësisë” fallso të universitetit publik, ku rrogat i vendos ministri, strukturën e shkollave e vendos ministri, programet i vendos ministri, madje edhe ditën e fillimit të vitit shkollor e vendos ministri.

Pedagogëve që kërkuan ballafaqimin, ju është fshehur dhe i sulmon e ju hakërrehet nga frëngjia e bunkerit ku ka futur përdhunshëm shumë nga të emëruarit e tij.

Universiteti duhet të bëjë para, duhet të bëjë biznes, ju thotë kryeministri pedagogëve, sepse edhe universitetin ky e sheh si bizneset e ndërtimit me të cilët ndan paratë. Një kryeministër injorant që nuk kupton se dija dhe shkollimi nuk është mall si çdo mall tjetër dhe universitetet nuk janë firma ndërtimi është në krye të një qeverie që mbjell injorancë.

Ka vetëm një zgjidhje për arsimin e lartë: autonomi e plotë akademike, financiare dhe administrative. Ka vetëm një zgjidhje për arsimin e lartë: universitete jo-fitimprurëse, jashtë kontrollit të qeverisë dhe të pronarëve.”, tha Basha.

Kryeministri Edi Rama ishte në një takim ditën e sotme me pedagogët, ku e pranishme ishte edhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Gjatë takimit, pati debati të ashpra mes kryeministri dhe pedagogëve, të cilët kanë ngritur shqetësimin se Reforma në Arsim nuk po zbatohet.

 

One Response to Basha: Kryeministër injorant, ju dha leksion profesorëve

  1. Ireland Consumer Email Lists

    Interesting for blog post.God luck to you and your loved ones. Thank you for sharing your recipes about this post!!!

     

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
40 % e të punësuarëve s'paguajnë taksat në shtet.

  Tiranë - Rreth 40...

Close