|E premte, Qershor 23, 2017

Basha nderpret festen, shkon ne Fier. 

basha-takime    Fier – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duket se ka preferuar ta mbyllë në fushatë festimin e 40 vjetorit të lindjes. Burimet kanë bërë të ditur se stafet e selisë blu, por dhe ai i bashkisë kanë menduar ta presin me urim të veçantë dje Bashën. Gjithashtu mësohet se kreu i selisë blu ka preferuar një ceremoni më shumë familjare për përvjetorin e tij. Një tjetër urim për Bashën ka ardhur dhe prej socialistëve, ku ka qenë Taulant Balla i cili e ka uruar në seancën parlamentare në emër të grupit socialist.

Kreu i demokratëve Lulzim Basha duket se e ka ndërprerë festën me ceremoninë e drekës. Burimet kanë bërë me dije se mbasdite ai është nisur në takimin e rradhës në PD e Fierit. Edhe në këtë degë kanë përfunduar zgjedhjet e delegatëve, ndërsa kanë dalë dhe propozimet për emrat që do të garojnë për postin e kryetarit. Ndaj dhe vizita e Bashës është parë si një factor në mbylljen e shpejtë të këtyre zgjedhjeve. Takim i organizuar në kuadër të zgjedhjeve në degët e partive. Sigurisht që urimet e ditëlindjes kanë qenë një argument në takime. Madje këta të fundit në faqen zyrtare të facebook kanë vendosur dhe një biografi të kreut të PD-së. Gjithsesi Basha ka vijuar me bisedën rreth zhvillimit të zgjedhjeve, qëndrimit të opozitës në luftën ndaj drogës si dhe në mbështetje të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Fevziut/ Kam dështuar https://t.co/dc7ckyShYT https://t.co/bZhSf6tEvn
11,398 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
5 taksistë hetohen për fshehje të ardhurash

Fier - Vijon Plan-Operacioni "INFORMALITETI".  Kapen duke transporuar udhëtarë të pa pajisur me liçensën përkatëse, proçedohen penalisht 5 shtetas. Sektori për Hetimin...

Close