|E premte, Janar 19, 2018

Basha – Pa Tahirin e Dakon në burg, nuk mund të ketë drejtësi 

Kreu i i PD-së, Lulzim Basha vetëm pak ditë para protestës së paralajmëruar që të mbahet më 27 janar, ka akuzuar sërish qeverinë për situatën e krimit në vend, por jo vetëm.

Në një intervistë në syri.net Basha ka thënë se reforma e drejtësisë do të marrë formë vetëm kur pas hekurave të jetë ish ministri Saimir Tahiri e krybashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

“Banditët në burg dhe jo në qeveri. Kjo është ajo që ne kërkojmë sot. Sot lajmi i ditës është që 1 në 10 fëmijë ha një vakt në ditë. Këto janë pasoja të Ramës me krimin. Zgjedhjet e 25 qershorit provuan se paktin me krimin vazhdoi. Ky është realiteti që kemi 49 % të shqiptarëve që nuk paguajnë faturat e ujit dhe të dritave. Ne jemi për banditët në burg dhe populli në qeveri. Sot shikova një raport për fëmijët e kequshqyer. Sot ne kemi një aleancë mes Edi Ramës dhe Krimit. Rama është armik I zgjedhjeve të lira, sepse ai ka bërë pakt me krimin. Nuk mund të jesh edhe me krimin edhe me qytetarët. E gjitha kjo ka ardhur për një arsye të thjeshte, sepse ne kemi një qeveri të krimit nuk kemi një qeveri të qytetarët. Edi Rama është koka e drogës. Kjo nuk do të thotë se Rama merret me trafikun e skafeve natë për natë, por se ai është me një aleancë të mirë menduar me krimin. Ai ka bërë aleancë me ta, ai i solli në parlament, ai u bëri një ministër të brendshëm dhe ai ua la Shqipërinë zonë të lirë”, tha Basha.

Ndër të tjera, kreu i PD-së, shtoi se ‘fati i Edi Ramës është largimi, përgjegjësi politike dhe përgjegjësi para drejtësi’

“Kjo ditë do të vijë, Edi Rama nuk njeh votën e lirë sepse nuk e njeh qeverisjen. Njeh vetëm qeverisjen mafioze. Këtu punojnë vetëm oligarkët dhe mafiozët dhe populli është kthyer në argat. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për këtë situatë. Për aleancën e krimit në pushtet ndaj thirrja është për një aleancë vlerash. Ne po mblidhemi për një drejtësi të vërtetë. Pa shkuar në burg  Tahiri, Dako nuk mund të ketë drejtësi të vërtetë. Kam indice shumë të forta se ai është i inkriminuar në kuptimin individual penal. Kam një mesazh për të gjithë nga kjo studio se nuk ka prokuror, nuk ka prokuror të përkohshëm, as Zeus, që e shpëton atë nga largimi dhe nga përgjegjësia politike. Zgjidhja me Ramën nuk ka kompromis, zgjidhja është largimi i tij. Edi Rama ka humbur çdo të drejtë për të qeverisur këtë vend. Nuk mund të jesh edhe në një krah me krimin edhe në krahun e fëmijëve që nuk kanë të hanë.  Unë dhe PD kemi qëndruar fuqishëm dhe gjithçka që kemi thënë ne ka dalë e vërtetë. Besueshmëria e PD dhe e Bashës si kryetar i saj është përtej çdo dyshimi. Këtë betejë do e vazhdojmë deri në fitore”, tha ndër të tjera, kreu i opozitës.

Ai u ndal edhe një herë të një nga dosjet që bëri më shumë bujë vitin që lamë pas siç ishte e ajo e Saimir Tahirit.

“Mos besoni se hapja e dosjes së Tahirit e shumë të tjera janë rastësi. Në çdo kancelari europiane e kanë të qartë se PD ka thënë të drejtën dhe tani ka nisur ora e rënies së narkoshtetit. Asnjë përpjekje e PD nuk ka shkuar”, tha Basha duke bërë edhe një thirrje për qytetarët.

“Unë i bej thirrje qytetarëve dhe intelektualëve të dalin të protestojnë. çdo profesionisti, të rejave, studentëve, dhe shpirti i lirë i shqiptarëve duhet të udhëhiqet nga elita e tyre”, tha ai.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Lu – Basha, takim në selinë e PD-së

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald...

Close