|E premte, Qershor 23, 2017

Basha, përjashtimi i Berishës i papranueshëm. 

125569    Tiranë – Të papranueshëm e ka cilësuar kreu i PD, Basha vendimin e marrë ditën e sotme nga Byroja e Kuvendit për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha nga salla e Parlamentit.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili ka reaguar përmes rrjetit social “Facebook” shprehet se dyshja Rama-Meta përdorin standard të dyfishtë duke përmendur rastin e incidentit mes deputetit demokrat Gent Strazimiri dhe disa deputetëve socialistë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

“Kur deputetë-bashibozukë të Edi Ramës ushtrojnë dhunë kundër opozitës, justifikohen e lavdërohen prej tyre,kurse lideri historik i Partisë Demokratike, që po mban një peshë të madhe të parlamentarizmit dhe kuptimit të tij dënohet për fjalën e lirë.”-shkruan Basha në “Facebook”

Sipas kreut të PD, mazhoranca nuk përballon dot debatin pasi nuk kanë fakultetin politik për të duruar pikëpamjen ndryshe, pikëpamjen e kundërt, të vërtetën.
“E duan Kuvendin një stallë propagandistike. E duan pa opozitën, ose me një opozitë që u mban ison. Kjo u lexohet në çdo fjalë, në çdo gjest.”

Kreu i ri i PD shprehet se ky vendim është një provokim i rëndë për PD duke theksuar se “Nuk do t’u ecë provokimi. Nuk do t’u ecë asnjë skenar që mund të pengojë Partinë Demokratike dhe grupin e saj parlamentar në misionin e mbrojtjes dhe zhvillimit të demokracisë në Shqipëri.”

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Fevziut/ Kam dështuar https://t.co/dc7ckyShYT https://t.co/bZhSf6tEvn
11,398 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Trëndafile Visha – E plasa se më plasi, libri i saj në treg ‘ I njëjti fat në 100 udhëtime’

Ka dal në treg libri më i ri me titull ' I njëjti fat në 100 udhëtime' që mban për...

Close