|E shtunë, Maj 27, 2017

Basha: Pseudoreformë, maturantja me medalje ari nuk fiton! 

Kreu i Partisë Demokratike, duke e cilësuar reformën në arsimin e lartë si një pseudoreformë të rënë që në nisje dhe që prodhoi padrejtësi, theksoi se mijëra maturantë sot janë lënë në rrugë nga Edi Rama në momentin më të rëndësishëm të jetës së tyre.

Sipas Bashës, sot shohim që mesatarja e shkëlqyer, papritur përfundon në mesatare të ulët, çka sipas tij hedh poshtë mundin dhe talentin e studentëve me një të rënë lapsi. Për ta ilustruar këtë, Basha sjell rastin e një maturanteje nga Shkodra.

Basha: Si rasti i maturantes nga Shkodra me medalje ari, fituese e olimpiadave kombëtare, e cila e sheh sot veten jo-fituese në cdo universitet që ka aplikuar. Apo maturantja e përlotur në zyrën e ministres së Ramës, Linditës anti-dije, anti-arsim, që i ndërpret paturpësisht dhe fjalën.

Edi Rama nuk u dha kohë të mjaftueshme maturantëve për të zgjedhur, lista fillestare nuk është e shpallur, ska transparencë, ka krijuar shtigje për të futur tarafin e vet në shkollë të lartë. Abuzimi me kriteret e mesatares është në fakt dera e hapur për një korrupsion masiv të trafikimit të vendeve në universitet.

Kreu demokrat tha se këto janë rezultatet dramatike, ndërsa qëllimi i Edi Ramës sipas tij, janë studentët por kapja e universiteteve dhe e rektorëve nëpërmjet bordit të administrimit.

Basha: Bordi i administrimit nuk është gjë tjetër veçse dora e zgjatur e Edi Ramës që ka marrë sot autonominë, financat, çdo burim universiteteve, vendos ku do shkojnë fondet, sundon rektorët e pedagogët. Kërkojmë që KLSH të nisë menjëherë një auditim të plotë të procesit. Ne faqen zyrtare të Partisë Demokratike është në funksion aplikacioni ku çdo maturant mund të denoncojë rastin e tij, dhe ne do ta ndjekim. http://www.pd.al/trego-rastin-tend/

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: A është kjo makina 100 mijë euro e Leka Zogut të II? https://t.co/6XCcRijh3X https://t.co/unfUAVRQhB
11,292 people follow ALB365
Twitter Pic gurutran Twitter Pic judyrobi Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u Twitter Pic brando_9 Twitter Pic Compa_Ab Twitter Pic BigbangP
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
46 parti të kthejnë lekët në buxhetin e shtetit

Pas zgjedhjeve të 21 qershorit, 46 parti i detyrohen buxhetit të shtetit një shumë prej 11.688.148 lekë. Kjo bazohet në...

Close