|E premte, Qershor 23, 2017

Basha : Rama po prodhon të njëjtat mashtrime të para katër viteve 

Lushnje – l ndodhur në Lushnje vetëm pak minuta pas kundërshtarit të tij politik, Lulzim Basha u tha lushnjarëve se Rama ricikloi para tyre premtimet e pambajtura të katër viteve më parë.

Basha: A ju tha se pse nuk hapi 300 mijë vende pune, a ju tregoi pse rriti taksat, çmimin e energjisë, të naftës? Nuk ju shpjegoi asnjë nga këto vendime. Të gjitha ishin ishin vendime të tij. Katër vite kohe dhe nuk mori asnjë vendim në favor të familjeve tuaja. Çdo vendim e mori për veten e tij dhe çetën që e rrethon. A ishte ky që premtoi këtu katër vite më parë se 97% prej jush do të paguani taksa më të ulëta, a nuk ishte ky që premtoi nga ky shesh se fatura e energjisë do të ulej për shqiptarët. A nuk ishte ky që premtoi mbështetje për fermeërt dhe naftën pa akcizë. Pas katër vitesh vjen me të njëjtat premtimet që nuk i mbajti. Sot tha nga Lushnja se pastruesja e Kryeministrisë nuk mund të paguajë taksa njësoj si Kryeministri. E njëjta gjë që ka thënë para katër vitesh. Riprodhon të njëjtat mashtrime.
Basha tha se me 25 qershor shqiptarët do ti japin Ramës një timon për kalajmaj dhe do të marrin qeverisjen në duart e tyre.
Basha: Shqiptarët do ti japin timon për kalamaj dhe do të marrin timonin në duart e tyre. Ju do ta keni timonin, askush tjetër. Me republikën e re timoni dhe pushteti njëherë e mirë do të jenë në duart e qytetarëve.Kryeministri i ri do të ketë detyrë jo lojërat me timon por të ndezë motorin e ekonomisë në Lushnje dhe gjithë Shqipërinë. Pa premtime boshe.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Fevziut/ Kam dështuar https://t.co/dc7ckyShYT https://t.co/bZhSf6tEvn
11,398 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ramicë dhe Tërbaç, agjesohen 5 mijë rrënjë canabisattiva

Vlorë - Policia asgjëson rreth 5.000 rrënjë bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Bimët narkotike u gjetën të mbjella...

Close