|E premte, Dhjetor 15, 2017

Basha : Test anti – doping edhe për deputetët. 

pdTiranë – Test anti-doping nuk do të jetë një praktikë e cila ndiqet vetëm në sporte të ndryshme, por së fundmi me shumë mundësi test anti-doping do të kërkohet të zbatohet edhe në radhët e të gjithë deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo do të jetë iniciativa më e re që Partia Demokratike do të ketë në fokus të saj gjatë këtij sesioni parlamentarë.

Një fakt të tillë e ka bërë të ditur vetë lideri i selisë blu, Lulzim Basha. Kështu, kreu demokrat Basha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, pasi shpalosi përpara mediave nismat dhe prioritetet e opozitës për sesionin e ri parlamentar i cili nisi dje masdite, zhvilloi një mbledhje me dyer të mbylla e cila zgjati për afro 20 minuta. Këto 20 minuta, kreu demokrat i ka shfrytëzuar pikërisht, për t’ju bërë të ditur deputetëve demokrat se në vijimësi të këtijs sesioni parlamentar, Partia Demokratike do të ketë si një ndër prioritetet e saj në vazhdën e dekriminalizimit të Kuvendit edhe testin anti-doping për secilin nga deputetët në Kuvend.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ngjela: Tahiri, “çelësi” i kasafortës Rama

Avokat Spartak Ngjela u shpreh posaçërisht për...

Close