|E martë, Janar 17, 2017
  • NA NDIQ NË

Basha t’i japë “Selam” Bregut 

Nga FLAVIO QARRI – Po ai që vodhi nuk ka faj fare?

Një skeç i Luftar Pajës në rolin e bariut që i kishin vjedhur lopën, pas gjyqit absurd, mbaronte me pyetje: mirë unë që nuk u kujdesa, nuk i ruajta, nuk kisha armë, po hajduti që vodhi lopën nuk kishte faj fare?!
Lejomëni që në fillim të bëj një parantezë. Për 3 javë kam qënë në Dibër dhe kush nuk ka qënë atje është e kotë të bëjë analiza nga zyra mbi boulevard. Lulzim Basha është kryqëzuar këto ditë nga segmente të PD, është shpotitur nga kundërshtarët dhe është kritikuar nga media. Edi Rama dhe Rama junior na qënkan liderët e fitores. Nëse vlerat në këtë vënd kanë shkuar për dhjam qeni atëherë ata mund t’i gëzohen votave të drogës, të miellit, të presionit, të dritave dhe përçarjes dhe tregut çam. Konsideromëni naiv por jam gati që bashkë me çdo shqiptar të mirë që njoh të humbas kështu në pafundësi. Llogaritjet e partisë së specialistave ishin të sakta. Ata do ta fitonin Dibrën me çdo kusht. Me çdo mjet. Ajo që nuk llogaritën ishte thellësia e rezultatit. 4100 vota nuk nxorrën zbuluar Lulzim Bashën por zbuluan dramën e opozitës shqiptare. Kryetari i Partisë demokratike zgjodhi të bënte një aleancë vlerash. Shfrytëzoi çdo aset të Partisë Demokratike dhe Opozitës shqiptare për t’i ofruar Dibrës alternativën e tij. Por këto ditë jemi detyruar të dëgjojmë deklarata në stilin “kodra pas Bregut”. Jemi detyruar të dëgjojmë analiza nga njerëz që nuk I thanë një herë “Selam” punës në terren. Sigurisht që opozita do të shpërfytyrohej. Sa vota mund të siguronte një deputet që të gjithë fushatën për bashkinë e kaloi në të vetmin hotel me 4 yje të Peshkopisë. Sa vota siguroi një deputete që nuk shkonte dot në fshatrat e Kastriotit se bënte me baltë këpucët e saj 5000 euroshe? Çfarë fryme do të ngrinte deputeti që ka qënë 5 herë ministër dhe ka më shumë flori te syzet se e gjithë Maqellara? Ata që e kalonin natën në Dibër të Madhe nuk kishin mundësi të ruanin shpërndarësit e parave në mbrëmje.
Përpjekja e Lulzim Bashës për të ruajtur unitetin e PD është për t’u lavdëruar. Por ai unitet që përfshin të “konsumuarit” po i sjell kosto politike opozitës në Shqipëri. Kush është i uritur në PD për të rrëzuar Rilindjen e Diktaturës? Ish ministra që mjaftohen vetëm me postin e deputetit për të mbuluar 25 vite abuzime? Apo rishtarë që po bëhen gati për ta marrë pushtetin qyl në 2021? Fatkeqësisht Basha drejton deputetë shumë të vjetër dhe bashkëpuntorë shumë të rinj. Sot është dita që shqiptarët të rreshtohen krah opozitës, krah maturantëve, krah dibranëve që kanë për kryetar këshilltarin e Shukriut, krah fshatarëve që nuk mbjellin dot asgjë veç hashashit. Është absolutisht e domosdoshme që opozita të fitojë zgjedhjet që në 2017. Populli shqiptar duhet të bindet për rëndësinë jetike të këtij fakti për një arsye të thjeshtë. Nëse Basha bëhet kryeministër në 21’ ai nuk do i ketë asnjë borxh shqiptarëve por vetëm konsumit të Ramës. Nëse Rama është sërish kryeministër edhe një mandat, diktatura e tij trendy do të jetë e pamundur për t’u thyer dhe nuk do ketë më asnjë nevojë për opozitë!

alb365

Add a Comment

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ju kam dhjerë reformën !

Nga PËLLUMB KULLA - Në kalendaret e historisë së shqiptarëve ka plot ditë të tjera shumë më të përgjakshme se 21 janari, por kjo e janarit, përveç gjakut ka në...

Close