|E premte, Gusht 18, 2017

Basha : ” Zgjedhjet jane vendimtare per ringritjen e PD-se” . 

Basha ABC_1     Sarande – Kryetari i PD-së Lulzim Basha mori pjesë në kuvendin zgjedhor të PD, dega Sarandë. Këtë fushatë, Basha, e ka konsideruar vendimtare për ringritjen dhe të ardhmen e Partisë Demorkatike si alternativa politike kryesore e qendrës dhe qendrës së djathtë në Shqipëri.

Kryetari i PD ka bërë të ditur se ka për qëllim një garë të hapur, qarkullim të elitave politike drejtuese dhe mbi të gjithë, delegimin e vendimmarrjes së anëtarësisë të PD.

“Duke nxjerrë udhëzimin që ju të gjithë e njihni, unë kam zgjedhur garën e hapur me pjesëmarrjen e gjithë kandidatëvë të propozuar që nuk bien ndesh me kërkesat e udhëzimit. Kuvendim i lirë, zgjedhje të lira, pushtetin votës- kjo është platforma, kjo është deviza ime”, tha Basha.

Duke sjellë në vëmendje faktet tronditëse të emërimit në poste drejtuese të personave me precedent kriminal, ai ka theksuar se sot Shqipëria ka nevojë për një alternativë të përfaqësuar nga njerëz me vlera qytetare, intelektuale dhe morale, të cilën shqiptarëve do t’ua japin demokratët duke zgjedhur qytetarët më të mirë për të drejtuar PD-në në çdo qelizë të saj.

“Kudo ku Edi Rama dhe kundërshtarët tanë politik të së majtës ngulin tashmë apo ka ndërmend të ngulin flamurin e zi të kriminalizimit të qeverisjes me njerëzit e ardhur apo të përzgjedhur nga malavita, ne do t’u përgjigjemi me intelektualët më të mirë, demokratët më popullorë me bindjen se qytetarët shqiptarë janë me ne e do të jenë me ne, në këtë mision dhe asgjë nuk mund ta mposhtë forcën e bashkimi tonë”, tha Basha.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Studenti seks me 12 vjeçaren, ystifikimi habit policinë

Studenti i arrestuar pasi u kap mat në hotelin në Tiranë me një vajzë 12 vjeçare, e cila pranoi se...

Close