|E shtunë, Janar 20, 2018

 Bashkëshorti : “Gruan e vrava për xhelozi” . 

Teuta Muho, viktima

Teuta Muho, viktima

Fier – Arben Muho kur është marrë në pyetje prej grupit hetimor në drejtorinë e policisë së qarkut Fier ka pohuar shumë shkurtë : “ Gruan e vrava për xhelozi. Dyshoja se më tradhëtonte”.  Burime informacioni prej policisë Fier kanë pohuar për www.alb365.com  se cifti Arben dhe Teuta Muho kanë tre fënmijë , tre djem.  Arbeni  është liruar me kusht nga gjykata e apelit  Vlorë pasi ishte dënuar me tre vejt për plagosje dhe armë mbajtje  pa leje ( thikë). Pasi ka bërë tetë muaj burg ai është liruar . Po sipas të njëjta burime informacioni Arbeni në datën 14 janar kur është liruar nga burgu ka shkuar në shtëpi pas orës 12 të mesnatës. Kur ka trokitur në derë të banesës së tij dera nuk I është hapur në kohë por pas disa minutave. Ky ka qënë edhe shkaku që Arbeni ka dyshuar. Pasi kanë debatuar shumë pak ata kanë rënë për të fjetur.  Ditën e ngjarjes  Arbeni nuk ka duruar por ka rindezur përsëri debatin me bashkëshorten e tij. Pasi e ka qëlluar disa herë ajo ka rënë pa ndjenja në dyshemenë e guzhinës. Pasi e ka përmëndur dhe I ka dhënë  për të pirë ujë, disa minuta më pas ai e ka qëlluar me mjete të forta (levë hekuri) në shpinë e në kokë gjë që I ka shkatuar edhe vdekjen, kanë pohuar www.alb365.com  burime policore .

Njerëz, familjarë të afërm të familjes  kanë shkuar dhe I kanë dhënë lamtumirën e fundit Teutës në orën 13 e 30 të ditës së djeshme .

Paraditen e së mërkurës pritet që Muho të dalë para togave të zeza për masën e sigurisë .

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja pse shishja e verës e ka të thelluarën nga poshtë

Vera ndonjëherë është më e...

Close