|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Bashkia – Banorëve/ Mot i keq, merrni masat 

Përkeqësim i motit;

Bashkia Fier ka marrë masat paraprake për përballimin e çdo situate emergjente, si dhe sigurimin e kushteve për jetën normale të komunitetit.
Aktualisht;
• Është mbledhur menjëherë Komisioni i Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile në rang bashkie me detyrat specifike, duke i vënë në gatishmëri të plotë të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike operacionale për të reaguar sipas situatës.
• Po inspektohen argjinaturat e lumenjve nga bashkia, në bashkëpunim me Drejtoritë e bordeve të kullimit dhe subjektet kontraktore shfrytëzuese të inerteve të lumenjve.
• Që nga data 28 nëntor është lidhur bashkëpunimi (në rast të një situate emergjente), me ARRSH dhe Drejtoritë e Rajoneve të saj, me subjektet kontraktore që kanë në inventar mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare për angazhimin e të gjithë forcave dhe mjeteve të tyre për heqjen dhe pastrimin e inerteve që bien në rrugë, pastrimin e tombinove, kolektorëve, kanaleve, etj, si dhe për mbajtjen hapur të këtyre akseve rrugore për qarkullimin normal të mjeteve.
• Po punohet për sigurimin e vendburimeve, ujësjellësit dhe tubacionet e furnizimit të ujit të pijshëm, si dhe aksesorët e tyre (pjesë ndërrimi), për problemet që mund të shkaktohen nga përmbytjet.
• Drejtoria e Bordit të Kullimit dhe strukturat e hidrovorëve, si dhe OSHEE kanë nisur nga puna menjëherë për të minimizuar pasojat që mund të shkaktohen nga reshjet e dendura. Drejtoritë e bordeve të kullimit po kontrollojnë dhe përforcojnë pikat kritike të argjinaturave, ndërsa OSHEE po kontrollon dhe riparon linjat e furnizimit me energji elektrike të hidrovorëve dhe stacioneve kryesore të pompave për largimin e ujërave nga kanalet kryesore.
Kërkohet nga subjektet private që;
• Pavarësisht kontratave të punës, të angazhohen në ndihmë të shtabeve te emergjencave civile në bashki e prefekturë, kjo bazuar në Ligjin nr. 8756, ‘’Për Emergjencat Civile’’, për mirëmbajtje dhe mirëfunksionimin e akseve rrugore kombëtare dhe rurale.

Për cdo emergjencë mund të keni kontaktorni në: 0697279752
Zyra e Emergjencave Civile, Bashkia Fier.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Real Madrid heq kryqin nga logo e tij

Real Madrid ka vendosur që të largoje...

Close