|E premte, Shkurt 23, 2018

Bashkia mbledh ndihma për familjet e përmbytura . 

10947225_789556781114606_3774079865825390066_nFier – Bashkia Fier përvec masave për parandalimin e përmbytjeve në zonën përgjatë lumit “Gjanicë” dhe gadishmërisë së plotë për përballimin e situatës që mund të krijohet gjatë ditës së vazhdim është solidarizuar edhe me kontribut financiar në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet.

E gjithë administrata e Bashkisë Fier në shenjë solidarizimi ka kontribuar vullnetarisht dhe në bashkëpunim me supermarketin ETC janë duke grumbulluar pako ushqimore në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet.

Bashkia Fier u bën thirrje të gjithë bizneseve dhe individëve që kanë dëshirë të kontribuojnë, të përfshihen në këtë solidarizim vullnetar dhe transparent.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
2 të arrestuar në 24 orë

Lushnje - Nga Specialistët për...

Close