|E premte, Dhjetor 15, 2017

Bashkia prezanton programin e punës për 6 mujorin e parë të 2015 . 

10896971_780988305304787_5080171805779994287_nFier – Bashkia Fier ka prezantuar sot programin e 6 mujorit të parë të vitit 2015 duke përcaktuar dhe prioritetet. Sot bashkia Fier ka fituar vëmendjen dhe mbështetjen maksimale të Qeverisë shqiptare; besimin mbi profesionalizmin me të cilën punohet në këtë institucion, bazuar nga vlerësimet e bëra për projektet e shumta të hartuara nga stafi i saj; Garancinë e mbështetjes së projekteve imediate dhe të rëndësishme për qytetin si dhe perspektivën për të ardhmen, bazuar në themelet e hedhura nga bashkia Fier për vizionin e saj.
Edhe këtë 6 mujor të parë të vitit prioritetet e Bashkisë do të vazhdojnë të jenë:

Zhvillimi i turizmit kulturor, historik, bregdetar;

Masivizimi i sportit;

Vëmendje për shtresat në nevojë;
Zhvillimi i turizmit kulturor, historik, bregdetar: Sot Fieri bën përjashtim nga qytetet e tjera të Shqipërisë, për vëmendjen që Bashkia i ka kushtuar dhe i kushton artit në përgjithësi dhe zhvillimit kulturor e historik në vecanti. Me ndarjen e re territoriale vëmendje të vecantë Bashkia do t’i kushtojë dhe zhvillimit të bregdetit.

Masivizimi I sportit: Gjatë vitit 2014 u investua në terrenet sportive të 4 shkollave 9 vjecare të qytetit (aty ku bëhet diferencimi i talenteve te reja), krahas punimeve në terrenet sportive pranë ETC-së, të cilat së shpejti do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët.
Masivizimi i sportit, aktivitetet e shumta sportive në Fier dhe promovimi i tyre do të sjellin rritjen e standardit në këtë sektor, nxitjen dhe promovimin e talenteve të reja.
Synimi:

Krijimi i ambienteve të nevojshme sportive, në shërbim të përmirësimit të performancës së sportistëve tanë.
Nxitja e masivizimit të sportit dhe të aktiviteteve sportive
Promovimi i talenteve të reja
Promovimi i kampionëve
Mirëmenaxhimi i ambienteve shkollore
Rritja e cilësisë së infrastrukturës fizike të sistemit të arsimit në të gjitha nivelet.
Rritja e frekuentimit në institucionet parashkollore.
Aktualisht po punohet për:

Përfundimin e ndërtimit të palestrës stërvitore për sportet e rënda (Pranë sizmikes).
Për ndërtimin e palestrave stërvitore për sportet me dorë.
Për ndërtimin e 5 fushave në bregdet.
Për mbylljen e punimeve për ndërtimin e terreneve sportive në 4 shkollat 9 vjeçare të qytetit.
Vëmendje për shtresat në nevojë: Shtresat në nevojë do të vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe një nga prioritetet kryesore të Bashkisë Fier, që synon:.
• Integrimin e tyre në jetën shoqërore e sociale,
• Përkujdese institucionale
Ky prioritet nuk do të mund të arrihet pa patur Planin Zonal të Shërbimeve Sociale (pjesa përpunuese dhe azhornimi me ndryshimet e reja administrative), si dhe pa hartimin, funksionimin dhe zhvillimin e politikave sociale, të cilat janë dhe përparësia e punës së kësaj drejtorie. Gjithashtu këtë 6 mujor do të punohet seriozisht për:
l Shtimin e numrit te lulishteve, pemeve,siperfaqeve te gjelbrëruara dhe stolave ne qytet; (Per te krijuar nje ambjent sa me shlodhes per Moshen e Trete. Ndergjegjesimi dhe sensibilizimi i qytetareve dhe institucioneve si dhe bashkepunimi me to.)
l Lobimin për ngritjen e Qendrës Diagnostikuese për PAK (grupmosha 0-6 vjec); ( neuropediatri, logopedi, terapi zhvillimi, fizioterapi, vlerësim zhillimi, psikoanalist). Vendodhja pranë qendrës aktuale për PAK).
l Krijimin e ambienteve shlodhëse, kënd lojërash dhe lulishte për Qendrën PAK;
l Lobim për ngritjen e Shtëpisë Rajonale të të moshuarve, e cila mendohet të shërbejë si e tillë për gjithë zonën e jugut, me një kapacitet 300 – 400 shtretër.
Gjithashtu rëndësi të vecantë i është kushtuar; Hartimit të planeve të detajuara vendore, apo studimeve të tjera në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm urban; Hartimit të projekt-preventitave për shtimin e hapësirave të gjelbëruara në qytet.
Do të synohet:

Ndërtimi i lulishteve të reja në blloqe banimi.
Mirëmbajtja dhe kryerja e të gjithë shërbimeve në sipërfaqet e gjelbëruara.
Në sektorin e transportit synohet:
l Inagurimi i terminalit të autobuzave për linjat Ndërkombëtare dhe Interurbane.
l Përfundimi i studimit për transportin urban
l Studimi i sensit të lëvizjes së automjeteve në rrugët dytësore të qytetit
Projektet më prioritare të Bashkisë Fier për jëtë 6 mujor janë:

Projekt për dekorin e qytetit, (jo vetëm për festat e fundvitit, por dhe për festa të tjera si: Dita e Verës; 1 Qershori, 15 Tetori, 28-29 Nëntori etj.
Ndërtimin e parkut më të madh të qytetit në zonën e Semanit.
Ndërtimi I një “Luna Park” në zonën e Semanit.
Promovimi I vijës bregdetare të Semanit dhe kthimi I saj në një destinacion turistik.
Evidentimi I hapësirave publike në cdo bllok banimi dhe kthimi I tyre në hapësira rekreative dhe të gjelbëruara.
Ndërtimi I një qendre emergjence për gratë e dhunuara dhe fëmijët e tyre.
Ngritja e pikave informuese për turizmin në hyrjet e qytetit.
Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të pakicave kombëtare. (Hartimi I një plan veprimi lokal për komunitetin Rom dhe Egjyptian)
Përmirësimi i kushteve të strehimit dhe infrastrukturës së Komunitetit Rom. (në bashkëpunim me Co-PLAN)
Instalimi i koshave të nëndheshëm (Fondi Amerikano-Slloven)
Punë e vazhdueshme në hartim dhe koordinim të projekteve që e çojnë qytetin drej zhvillimit të mëtejshëm, si dhe monitorim i vazhdueshëm i strategjisë së zhvillimit.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Marie-Logoreci
Pjerin Logoreci : Mamanë e mbaj mënd që ushqente pëllumbat që i uleshin mbi supe.

    “Ngjarjet me të cilat nëna...

Close