|E enjte, Dhjetor 14, 2017

Bashkia Roskovec – Investime në rrugë, ujësjellësa dhe në qëndrën e qytetit (fotot) 

Për herë të parë bashkia Roskovec zhvillon procesin e buxhetimit me pjesëmarrjen e komunitetit për vitin 2018 dhe atë trevjecar 2018 – 2019 – 2020

Më këtë rast ftojmë gjithë përfaqësuesit e mediave lokale , por jo vetëm , të bëhen pjesë e këtij procesi për një pasqyrim sa më real të tij. Bashkia Roskovec vijon investimet jo vetëm në qytet por edhe në njësitë administrative. Sipas kryebashkiakes Majlinda Bufi ka nisur shtrimi i rrugës në Arapaj, është gati projekti për qëndrën e qytetit dhe pritet miratimi i fondit dhe projektit nga qeveria. Zbatimi i këtij projekti do të krijojë më shumë hapsira për qytetarët, pohoi kryebashkiakja Majlinda Bufi. Shumë shpejtë do të nis nga zbatimi ujësjellësi për banorët e Marinzës dhe Jagodinës të cilët uji që do të shkojë në cdo banesë do të jet i pijshëm pasi rezultati ka dal pozitiv nga analizat laboratorike të zhvilluara. Cdo banesë do të ket matësin e saj , ka pohuar kryebashkiakja Bufi , jo si deri më sot pesë banesë një matës.

Ashtu siç ishte lajmëruar, ditën e sotme bashkia Roskovec filloi proçesin e buxhetimit me pjesëmarrje me komunitetin , për vitin 2018
Sot u zhvillua dëgjesa publike në fshatin Ngjeqar, Njësia Administrative Kurjan. Të pranishëm në këtë takim publik ishin Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi, Administratori i pergjithshëm z. Kadri Hyska, N/ Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha, drejtorët e drejtorive të bashkisë, dy këshilltarët z. Kudret Kuka dhe z. Fredi Feleqi , kryetari i fshatit z.Agim Zeka , si dhe përfaqësues të komunitetit , fermerë, të biznesit etj
Gjatë kësaj dëgjese qytetarët diskutuan , shprehën kerkesat e tyre për projektet, shqetësimet më të rëndësishme për zonën ku ata jetojnë.
Të gjitha këto u mbajtën shënim dhe do të shqyrtohen me kujdes të veçantë në fazën e dytë atë vlerësimit të prioriteteve .
Ditët në vazhdim do të zhvillohen dëgjesat sipas axhendës së publikuar.  Ju ftojmë të bëheni pjesë

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
BE – Brënda 2018 makinat me sistem automatik emergjence (video)

Brenda muajit prillit të vitit 2018 të...

Close