|E premte, Shkurt 23, 2018

Bashkia , situata pas vërshimit të lumit Gjanica, nën kontroll . 

20150201_093318Fier – Tashmë krejt zona është e kalueshme, pa prani të ujit, ndërsa niveli I lumit Gjanica ka pësuar rënie që nga mbrëmja e kaluar.

Rreshjet e shumta të ditëve të fundit sollën një rritje të nibvelit të lumit Gjanicë dhe si pasojë daljen e tij nga shtrati. Situata u parashikua dhe u njoftua nga shtabi I emergjencave civile në Bashkinë Fier qysh ditën e enjte, nëpërmjet mediave lokale dhe komunikimeve direkte me qytetarët. Shtabi I emergjencave civile në bashkinë Fier, drejtuar nga kryetari I bashkisë në bashkëpunim dhe me FNSH-në ka qenë në gadishmëri të plotë në terren duke nisur nga dita e premte, deri në orët e para të ditës së hënë. Nga prurjet e shumta të lumit Gjanicë uji ka depërtuar në katet e para të afro 50 banesave dhe 10 bizneseve në lagjet “1 Maji” dhe “Kongresi I Përmetit” të cilat janë nën nivelin e argjinaturës së lumit. Gjatë gjithë kohës në gadishmëri së bashku me shtabin e emergjencave civile kanë qenë dhe forcat e FNSH-së me 3 varka shpëtimi në të dy anët e lumit. Situate ka qenë gjatë gjithë kohës nën kontroll të plotë. Në orët e vona të ditës së dielë niveli I ujit të lumit nisi të pësojë rënie. Gjatë ditës së hënë pothuajse I gjithë uji është larguar nga banesat dhe bizneset (falë uljes së nivelit të lumit dhe largimit të ujit me anë të pompave nga ana e shtabit të emergjencave civile, bashkia Fier) dhe e gjithë zona është e kalueshme.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Një status në facebook hedh poshtë poshtë premtimet e qeverisë

Kreu i qeverisë Edi Rama,...

Close