|E mërkurë, Prill 26, 2017

Bastian Schweinsteiger drejt largimit nga United 

Bastian Schweinsteiger është shumë pranë largimit nga Manchester United. Sa më shumë kalojnë ditët dhe po vjen merkato e janarit, aq më shpejt po afron edhe “divorci” mes mesfushorit gjerman dhe “djajve të kuq”.

Me ardhjen e Jose Mourinhos te Manchester United, Bastian Schweinsteiger është po thuajse i larguar nga “Old Traford”. Por nuk mungojnë ekipet që dëshirojnë mesfushorin gjerman, ku së fundmi një ofertë tunduese prej 16 milionë dollarësh ka ardhur nga skuadra amerikane, Chicago Fire.

Sipas “Goal.com”, ekipi amerikan ka ofruar një kontratë 3 vjeçare ku lojtari do të përfitojë 5.5 milionë dollarë në vit. Ndërsa, Schweinsteiger është duke konsideruar seriozisht mundësinë për një aventurë të re jashtë kontinentit evropian.

Trajneri i Chicago-s, Paunovic është takuar me lojtarin në fillim të këtij muaji për të diskutuar për transferimin e tij të mundshëm që në merkaton e janarit.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Partia Socialiste: Ka pasur takime dhe jo konflikt https://t.co/cRppB32jSw https://t.co/oVN4gWwHrn
11,477 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Manjani – Bashkëpunoni me institucionet, mos shkelni ligjin

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ishte i ashpër kur foli për mosbashkëpunimin ndëristitucional për dhënine e pronësisë. Në një konferencë...

Close