|E shtunë, Tetor 21, 2017

BE-ja “Boko Haram” ne listen e organizatave terroriste. 

BE   Bruksel – BE-ja e shtoi grupin islamik nigerian “Boko Haram” në listën e grupimeve terroriste dhe që janë pjesë e sanksioneve financiare dhe embargos mbi armët, bëhet e ditur nga Këshilli Evropian.

Evropa mbështeti keshtu vendimin e marrë dy javë më parë nga OKB-ja. Grupi islamik, emri i të cilit do të thotë “edukimi perëndimor është një mëkat” është tashmë objekt i sanksioneve që godasin al-Kaedan dhe bashkëpunëtorët e saj. BE-ja shtoi gjithashtu në listë “Front Al-Nosran”.

Të gjithë personat apo grupimet që i ofrojnë ”Boko Haram”-it dhe Frontit Al-Nosra mbështetje financiare apo materiale, natyrisht në formën e armëve apo të rekrutëve të rinj, bëhen objekt i sanksioneve.

“Boko Haram” është përgjegjës i një sërë sulmesh të përgjakshme në veri të Nigerisë dhe të rrëmbimit të më shumë se 200 liceisteve në Chibok.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ju pickoi insekti, ja zgjidhja

Nëse ju ka pickuar një insekt apo një mushkonjë, ekzistojnë një sërë zgjidhjesh praktike të cilat duhet t’i përdorni, pasi...

Close