|E shtunë, Tetor 21, 2017

BE , sot vendimi. Rama , jemi në pritje. 

parlamenti_evropian_113353-1      Tiranë – Shqipëria pret sot, vendimin e Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për statusin e vendit kandidat. Ndonëse këtë herë, pas lobimeve të forta të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave me homologët e shteteve skeptike, ka më pak të pavendosur, vendimi mbetet ende i pasigurt, deri në momentin që ai të shpallet. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian u mblodhën dje, në Luksemburg, në një takim dyditor ku pritet të merret dhe një vendim për statusin kandidat për Shqipërinë.

VENIZELOS: SHPRESOJMË TË GJEJMË KOMPROMIS PËR STATUSIN

Ora 09:07- Ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos para mbledhjes së ministrave të Jashtëm në Bruksel, shpreson të gjendet kompromisi me qëllim që Shqipërisë t’i jepet statusi.
“Sot do diskutojmë për statusin për Shqipërinë, shpresojmë të gjejmë kompromis”,- thotë Venizelos.

RAMA: SOT NË PRITJE TË STATUSIT KANDIDAT

Ora 08:55- Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter, shprehet optimist për marrjen e statusit, ndërsa kujton vitet ’90 kur nisi edhe rrugëtimi i Shqipërisë për tu bërë si gjithë Europa.

“Dhjetor’90 në fillim-rrugën për Shqipërinë si gjithë Europa në qytetin Studenti. Sot në pritje të statusit kandidat”, shkruan kryeministri.

DEKLARATAT DJE

Në ditën e parë të punimeve nuk është diskutuar për Shqipërinë, ndërsa kjo çështje do të jetë në axhendë vetëm ditën e sotme. Para nisjes së mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, në një prononcim për “EbS+”, disa prej ministrave të Jashtëm kanë komentuar nëse do jenë në krah të Shqipërisë apo jo. Kështu, ministri i Jashtëm i Lituanisë tha se e mbështet statusin kandidat për Shqipërinë. “Shpresoj për një vendim pozitiv për Shqipërinë”, – ka thënë Linas Linkevicius. Ndërsa kreu i diplomacisë suedeze, Karl Bildt, ka thënë se vendimi për Shqipërinë është në proces.

“Vendimi për Shqipërinë, në proces, do të merret nesër (sot)”. Një sinjal pozitiv ka ardhur edhe nga Spanja. Manuel Garcia Margallo, ministri i saj i Jashtëm, ka deklaruar: “Kemi mendim pozitiv për Shqipërinë”. Vendimi për statusin e Shqipërisë pritet të jepet sot, nga 28 ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së. Votimi duhet të jetë unanim për një ‘PO’, pasi vetëm një votë kundër, do ta penalizonte Shqipërinë. Komisioni Europian, në fillim të muajit rekomandoi pa asnjë kusht statusin për Shqipërinë.

Qeveria shqiptare mori së fundmi edhe “PO”-në e dy shteteve të fuqishme si Gjermania e Holanda, por edhe Franca. Londra është e lëkundur, ndërsa mediat e këtij vendi shkruajnë se do të jenë pro. Skeptike mbetet ende Danimarka, e cila nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë gjatë mbledhjes së të martës të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian. Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Holanda dhe Danimarka, ishin vendet që kërkuan shtyrjen e statusit në dhjetor. Shqipëria ka aplikuar për marrjen e statusit kandidat në prill të vitit 2009. Kërkesa e Berishës u cilësua e parakohshme dhe lëvizje taktike në prag të zgjedhjeve parlamentare. Vendi ynë është i pari në historinë e zgjerimit të BE-së, të cilit i refuzohet statusi kandidat për katër vite me radhë. Dhënia e statusit kandidat për një vend potencialisht kandidat për anëtarësimin në BE është një vendim politik, pa ndonjë efekt. Pas këtij hapi vjen hapja e negociatave për anëtarësim.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shnderrimi i ujit te detit ne karburant.

     USA - Për shekuj me radhë, alkimistët janë përpjekur ta kthejnë plumbin në ar. Prej kohe, kjo përpjekje është...

Close