|E premte, Qershor 23, 2017

BE “Stop” zgjerimit, Ballkani Perendimor rrezikon integrimin. 

BE   Bruksel – I tërë Ballkani Perëndimor rrezikon mundësinë e afrimit me BE-në pas zgjedhjeve të fundit për Parlamentin Evropian. Kështu vlerësojnë ekspertë të BE-së, të cilët i kanë thënë “Zërit” se politika e zgjerimit të këtij unioni shtetesh evropiane mund të bëhet viktima e parë e rezultatit të zgjedhjeve të fundit.

Sidomos në vendet veriore të Bashkimit Evropian, votuesit i kanë dhënë votën e tyre me të madhe partive të ekstremit të djathtë. Në Britani të Madhe, partia e Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar (UKIP) për herë të parë ka dalë e para në këto zgjedhje duke dërguar në Parlament Evropian në Bruksel 23 deputetë.

Sipas Dragan Barbutovski, ekspert slloven i çështjeve që kanë të bëjnë me BE-në, zgjedhjet e fundit nxorën fituese tri lloje të partive, 1) kundër establishmentit, 2) kundër masave të kursimit dhe ajo që për Ballkanin Perëndimor është më shqetësuese, kundër imigracionit.

“Për më tepër, zgjerimi i BE-së nuk ka zënë vend të rëndësishëm në debatet që u mbajtën para zgjedhjeve të kësaj të diele. Edhe kur është folur për këtë, është bërë duke i dhënë konotacion negativ.

Kjo ka reflektuar në rezultatet e zgjedhjeve evropiane në Francë, Britani të Madhe, Suedi dhe Austri”, ka thënë Barbutovski që është edhe bloger i rregullt për BE-në në RTV Publik të Sllovenisë.

Pak më optimiste është Rosa Balfour, koordinatore e Forumit për Ballkanin në organizatën “Qendra e Politikave Evropiane” (EPC) me seli në Bruksel. Sidoqoftë, edhe Balfour e sheh zgjerimin e BE-së si viktimën më të mundshme të zgjedhjeve të fundit për Parlamentin Evropian pasi partitë e mëdha proevropiane mund të bien nën ndikimin e partive ksenofobike, apo atyre partive që kanë frikë irracionale ndaj popujve të vendeve të tjera. Ajo thotë se nga anëtarësimi i Polonisë më 2004 dhe më pas Bulgarisë e Rumanisë më 2007, janë nxitur debate të mëdha rreth ndalimit të lejimit të dyndjeve të punonjësve Brenda vendeve të BE-së. Kjo sipas Balfour përfshin edhe rrezikun e zgjerimit të mëtutjeshëm të BE-së me vende të reja.

“Partia britanike, UKIP udhëhoqi fushatën për moslejimin e lëvizjes së lirë të punonjësve brenda BE-së. Ky debat është nxitur nga anëtarësimi i Polonisë dhe vendeve të tjera në vitin 2004 dhe Rumanisë e Bullgarisë më 2007. Restrikcionet fillestare të lëvizjes së punonjësve nga Bulgaria dhe Rumania u hoqën në fillim të vitit 2014. UKIP kishte udhëhequr fushatë që kishte cak qytetarët e këtyre shteteve. Tash, nëse gjatë pesë viteve të ardhshme, pra gjatë mandatit të këtij Parlamenti të ri Evropian, do të mbahen raunde të tjera të afrimit të vendeve të tjera me BE-në, UKIP dhe parti të tjera të ekstremit të djathtë sipas të gjitha gjasave do ta kundërshtojnë këtë proces”, thotë Rosa Balfour në përgjigjet e dërguara përmes e-mailit.

Balfour megjithatë nuk beson që partitë e ekstremit të djathtë apo atyre të ekstremit të majtë kanë arritur rezultatin e pritur prej tyre.

“Zgjerimi nuk ka luajtur rol të madh gjatë fushatës parazgjedhore, por çështjet që kanë lidhje me zgjerimin janë përmendur mjaft”, thotë më tej Balfour, ndërsa mendon se hapat e mëdhenj të radhës janë vazhdimi i angazhimit të Komisionit Evropian dhe përkushtimit të vendeve anëtare.

Mirëpo, për ekspertin nga Sllovenia, Dragan Barbutovski, pikërisht Komisioni Evropian që një nga shtyllat përbërëse të saj e ka edhe komisionarin për zgjerim mund të jetë viktima e parë e përbërjes së re të Parlamentit Evropian.

“Reagimi i parë nga liderët e BE-së ndaj rritjes së përkrahjes për të djathtën ekstreme dhe të majtën ekstreme në të gjithë Evropën, veçanërisht në veri të BE-së, është marrë si thirrje për ndryshime të mëdha në aspektin e politikës së zgjerimit dhe prioriteteve të saj. Kam frikë se politika e zgjerimit e BE-së do të bëhet viktimë e idesë që BE-ja tash e tutje duhet të merret me politika të tjera, si tregu i brendshëm, derisa fuqi të tjera, siç është politika e jashtme, t’i kthehet si e drejtë e vendeve anëtare”, vlerëson Barbutovski.

Sipas ekspertit slloven, vendet e Ballkanit Perëndimor, gjatë muajve të ardhshëm, duhet t’i shohin me kujdes se çfarë do të bëhet prioritet i Presidentit të Komisionit Evropian.

“Do të jetë interesante të shohim nëse do të ketë një komisionar të dedikuar për zgjerim në Komisionin e ri Evropian apo nëse kjo fushë do të mbulohet nga përfaqësuesi i ri i lartë për Politikë të Jashtme, pozitë kjo që tani mbahet nga Baronesha Catherine Ashton”.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Fevziut/ Kam dështuar https://t.co/dc7ckyShYT https://t.co/bZhSf6tEvn
11,398 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kanceri i mushkërive – Llojet, Simptomat, Shkaqet, Trajtimet Natyrale

Kanceri i mushkërive është një nga llojet më të zakonshme dhe të rënda të kancerit. Mushkëritë kanë dy qëllime kryesore:...

Close