|E enjte, Prill 27, 2017

Behgjet Bacolli super resort turistik në Divjakë (fotot) 

Lushnje – Në kufi me parkun e Divjakës është projektuar të ngrihet një resort turistik 3300 metra katror. Bëhet fjalë për një resort të përmasave të mëdha, i cili do ndërtohet nga biznesmeni i njohur kosovar Behgjet Pacolli.

Në faqen zyrtare në internet të kompanisë “Mabetex” është bërë publik projekti, bashkë me fotot se si do të jetë dhe hapësirën që do të zë.

Sipas projektit, resorti gjigand do të ndërtohet ne kufi me Parkun Divjakë­Karavasta.

Në faqen zyrtare të kompanisë thuhet se resorti do të prekë 1050 hektarë në pyll si dhe 200 hektarë në det. “Plani i zhvillimit për Shqipërinë nëpërmjet “Divjaka Resort” paraqet një mundësi të  jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale për banorët e zonës dhe për vendin në tërësi. Do të krijojë stimul për sektorin e buqësisë dhe do të zhvillojë komunikimin dhe transportin. Ky resort ofron mundësi për rizhvillimin e mjedisit, duke ofruar siguri për  kafshët e egra të parkut” ­ thuhet në projektin e publikuar nga kompania Mabetex, e cila është në pronësi të Behgjet Pacolli.

Nuk dihet ende nëse ky resort ka marrë miratimin e qeverisë apo nëse cënohet ose jo natyra e gjelbër në Parkun e Karavastasë i cili është i mbrojtur me ligj. Deri më tani, përvec publikimeve në faqen online nga vetë kompnia asgjë tjetër nuk është  bërë e njohur në publik për projektin në fjalë, edhe pse “Mabetex” thotë se projekti për resortin është në punim e sipër.

216401_2 216404_1 216405 216406 216400 216402 216403

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Studimi/ Ekspertët – Jo HEC-e mbi Vjosē https://t.co/XEo2h4UHEt https://t.co/5vBJi0WkCJ
11,380 people follow ALB365
Twitter Pic Thrashie Twitter Pic angie201 Twitter Pic mcskinni Twitter Pic Lorensom Twitter Pic numba1_c Twitter Pic oliannka Twitter Pic woolies0 Twitter Pic gudnylar Twitter Pic berniesp Twitter Pic B_Happy_ Twitter Pic tijana92 Twitter Pic Shyma42 Twitter Pic AndrijaF Twitter Pic frog146 Twitter Pic suparuak Twitter Pic xodlvm13 Twitter Pic Shawncha Twitter Pic adrianol Twitter Pic karineso Twitter Pic soldier_
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Policia në 24 orë arreston 4 persona dhe 2 hetohen në gjendje të lirë.

Fier - Lushnje - Mallakastër - Më datë 08.12.2014,Komisariati Policise Fier, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin...

Close