|E martë, Mars 28, 2017

Belegu – Ndaj Ukrainës do të bëjm një lojë tjetër 

Kreu i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, ka folur sonte për përfaqësuesen kosovare në basketboll, duke thënë se përfaqësuesja ka marrë mësim nga humbja me Slloveninë.

Ai ka shtuar se kundër Ukrainës do të shfaqet një Kosovë me fytyrë tjetër.

Kosova në ndeshjen e parë pësoi humbje me rezultat 113:68 nga Sllovenia në Grupin E, ndërsa Belegu ka thënë se Kosova ka harruar këtë humbje dhe nesër do të luajë në një nivel më të lartë, transmeton Koha.net.

“Ekipi është i motivuar. Kemi harruar humbjen nga Sllovenia, ekipi është i motivuar dhe jemi gati për ndeshjen e nesërme. Sllovenia është ekipi më i mirë në kualifikime. Ne kemi pasur ambicie që të ballafaqohemi në një nivel më të lartë me ta, por lojtarët ishin nën presion dhe nuk kemi përvojë në këtë aspekt”, ka thënë Belegu.

“Jemi përgatitur dhe kemi pasur nëntë ndeshje përgatitore, gjatë të cilave kemi zhvilluar lojëra të mira. Ka disponim dhe harmoni në ekip. Stërvitja e sotme ishte e mirë dhe nesër do të shohin një fytyrë krejt tjetër të Kosovës”, ka shtuar ai.

Belegu ka folur edhe për ndeshjen kthyese me Ukrainën, për të cilën ka thënë se do të luhet në një vend neutral, ashtu siç ka kërkuar FIBA.

“Përfundimisht na ka ardhur një letër nga Ukraina dhe FIBA, na kanë informuar se Kosovës nuk i është lejuar shkuarja në Ukrainë dhe na janë propozuar një vend neutral, që është Lituania, ndeshja do të luhet më 14 tetor”, ka theksuar Belegu.

Belegu ka komentuar edhe deklaratën e trajnerit të Ukrainës, Evgeny Murzin, i cili para nisjes për në Kosovë, ka thënë se përfaqësuesja kosovare luan një lojë të papastër, të stilit të shkollës serbe.

“Shkolla serbe nuk është e keqe. Ata fituan medaljen e argjendtë në Rio. Mendoj se Ukraina nuk ka shumë informata për ne. Sigurisht që ata e dinë se si luajmë ne, ashtu siç i kemi përcjellë. Mendoj se kemi humbur ndaj Sllovenisë pasi nuk luajtëm lojë të ashpër, por kundër Ukrainës do të aplikojmë një lojë më të ashpër”, ka thënë veç të tjerash ai.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Diabetikët tashmë me terapi të re https://t.co/dRj75EAoGQ https://t.co/kyxUz09TLC
4,407 people follow ALB365
Twitter Pic StolzNet Twitter Pic Ledina47 Twitter Pic ddsahara Twitter Pic vanigjuz Twitter Pic uuque Twitter Pic MarioRol Twitter Pic lindseys Twitter Pic joel6220 Twitter Pic AzzaStep Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic 5pt Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Përurohet Odeoni i Bektashinjve

Tiranë - Sot në kryeqytet është përuruar Odeoni i Bektashinjve, kur të pranishëm ishin krerë të lartë të politikës shqiptare,...

Close