|E mërkurë, Gusht 16, 2017

Bella Hadid, perëndeshë akulli me fustan të tejdukshëm 

Bella Hadid na lë gjithmonë pa fjalë, por pas këtij fustani s’na mbetet veçse të pyesim: “A mund të ketë më pas kësaj?”

Në mbrëmjen plot glamour të amFAR Gala dje, Bella u shfaq me një fustan krejtësisht të tejdukshëm me një tyl të bardhë dhe të stolisur me aq shumë gurë të çmuar, saqë dukej si një magji akulli!

Ndonëse fustani zëre se s’ishte, ta mbaje veshur kishte peripecitë e veta. Teksa parakalonte në tapetin e kuq, njëri krah i ra dhe iu desh të thërriste dikë që t’ia rregullonte.

Me grimin e lehtë gjithmonë në tonet e argjendta, Bella nuk kishte asgjë më pak se mbretëresha magjike e akullit Elsa tek “Frozen”.

Bella Hadid është kthyer në shumë pak kohë në një prej modeleve më të kërkuara nga stilistët e njohur dhe ka qenë në pothuajse pjesën e më të madhe të javëve të modës, në pasarelat e prezantimit të koleksioneve sezonit të ardhshëm të stilistëve të njohur.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Qytetari – Ramës/ Më gjej punë ose ju bashkova ISIS-it

Në faqen zyrtare të kryeministrit Rama gjen komente nga më të ndryshmet, ndërsa në shumicën prej tyre ka edhe një...

Close