|E enjte, Prill 27, 2017

I bëni disa gjëra para martese 

Secili prej nesh ka mënyrën e tij si i shikon gjërat.

Prioritetet janë individuale, por ekspertët rendisin disa gjëra që patjetër duhet t’i bëni përpara se të martoheni, pra të krijoni familje.

1. Njihni njerëz të ndryshëm

Duhet patjetër të njihni njerëz të ndryshëm, për të kuptuar karaktere të larmishme. Kjo do ju ndihmojë të  njihni edhe më shumë veten tuaj, pra çfarë kërkoni ju vërtet në jetë.

2. Bëni aventura

Përpara se të mendoni për një lidhje serioze, duhet të eksploroni të krijoni marrëdhënie të ndryshme. Duke pasur disa eksperienca dashurie në të kaluarën, ju nuk do jeni më kuriozë të tradhëtoni personin që keni vendosur të krijoni familje.

3. Siguroni një vend të mirë pune

Gjendja ekonomike në një lidhje ka shumë rëndësi për një çift që ka vedosur të krijojë diçka serioze. Duhet të krijoni një bazë ekonomike, që të jeni  të sigurt për familjen që po krijoni.

4. Përfundoni gjërat që keni lënë

Ndoshta vite më parë ju keni braktisur shkollën dhe më pas vendosni ta rinisni. Bëjeni këtë gjë pa u vonuar shumë, sepse kur të krijoni familje do e keni më të vështirë.

5. Përzgjidhni shoqërinë

Me kalimin e viteve ju keni zënë miq të ndryshëm. Do vijë një moment që do filloni seleksionimin e tyre, pra  të zgjidhni ata që vërtet ja vlejnë. Kjo do ndikojë pozitivisht në një të ardhme kur të krijoni familje, sepse do dilni me miqtë e mirë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Studimi/ Ekspertët – Jo HEC-e mbi Vjosē https://t.co/XEo2h4UHEt https://t.co/5vBJi0WkCJ
11,380 people follow ALB365
Twitter Pic Thrashie Twitter Pic angie201 Twitter Pic mcskinni Twitter Pic Lorensom Twitter Pic numba1_c Twitter Pic oliannka Twitter Pic woolies0 Twitter Pic gudnylar Twitter Pic berniesp Twitter Pic B_Happy_ Twitter Pic tijana92 Twitter Pic Shyma42 Twitter Pic AndrijaF Twitter Pic frog146 Twitter Pic suparuak Twitter Pic xodlvm13 Twitter Pic Shawncha Twitter Pic adrianol Twitter Pic karineso Twitter Pic soldier_
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Interi 4 vjet për të mposhtur Juventusin

Kishin kaluar katër vjet që kur Interi mposhti për herë të fundit Juventusin në Serie A, por tashmë është ndërprerë...

Close