|E diel, Janar 22, 2017

Beqaj: Urgjenca nga 1 janari me personel të trajnuar 

Fier – Duke filluar nga 1 janari i vitit 2017, i gjithë ekipi që do të shërbejë për urgjencat mjekësore në të gjithë vendin do të jetë i trajnuar për ofrimin e këtij shërbimi.

Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, gjatë një takimi të organizuar  me  mjekë e punonjës të sistemit të kujdesit shëndetësor në Fier për prezantimin e sistemit të ri të riorganizimit të Urgjencës Mjekësore në këtë Qark.

Beqaj: Kush është koncepti që duam të vëmë? Do të përqendrojmë komandimin, duke dekoncentruar flotën. Kur t’i biesh numrit të urgjencës, personi që do të përgjigjet do të jetë i ulur në Qendrën Kombëtare të Urgjencës.

Trajnimi do të jetë në disa faza dhe ai do të fillojë që nga shoferët e deri tek mjekët. Kreu i shëndetësisë ka nënvizuar se është planifikuar një rishpërndarje e autoambulancave, në mënyrë që të kemi një ulje të kohës së mbërritjes së tyre te pacienti.

Sipas tij, një pjesë e këtyre mjeteve do të qëndrojnë pranë qendrave shëndetësore ku mjekët dhe personeli tjetër do të jenë në funksion të popullatës, dhe po ashtu, në funksion të urgjencave, menjëherë sapo të marrin thirrjen nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Policia kufitare kap skaf 8 m të gjat me 2 italianë https://t.co/fzO4nfhDjr https://t.co/6XwK8GWdAo
501 people follow ALB365
Twitter Pic dessie_m Twitter Pic kencaill Twitter Pic davejone Twitter Pic kathryn_ Twitter Pic MJohnson Twitter Pic VirtuaIM Twitter Pic NewsLajm Twitter Pic Alisiana Twitter Pic kledi_g Twitter Pic kajaturi Twitter Pic clownbom Twitter Pic MurrayNe Twitter Pic UomoSupe Twitter Pic ardit_gj Twitter Pic misini_b Twitter Pic koinosap Twitter Pic Sokol905 Twitter Pic idamyrta Twitter Pic Hoxhalli Twitter Pic PetritCe
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
11 ministra të qeverisë kanë marrë ose marrin pensione familjare si vorio-epiriotë

Tiranë - 11 ministra të qeverisë aktuale shqiptare kanë marrë ose marrin pensione familjare si vorio-epiriotë, ka deklaruar ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. “Burime te besueshme njoftojne se njembedhjete anetare...

Close