|E shtunë, Nëntor 18, 2017

Berisha : Djemtë e Dades kërcënojnë kryeregjistruesin Muho. 

berisha per gazetaret

berisha per gazetaret

   Tirane – Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi djemtë e deputetes së Partisë Socialiste, Arta Dade, se kanë kërcënuar me armë drejtorin e hipotekës, Ilirjan Muho. Për më tepër, Berisha u shpreh se djali i Edi Ramës është personi që merret tashmë me hipotekat. Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryetari demokrat citon edhe disa dialogje të bisedave të kryeregjistruesit të pasurisë me Edi Ramën dhe Ilir Metën.

Më poshtë vijon deklarata e Sali Berishës:

“Burime zyrtare informuan mediat se nje jave me pare, djemte e Arta Dades, segment i bandes “Hakmarrja per Drejtesi”, i kane detyruar me tyten e revoles kryeregjistruesin e vendit dhe kryeregjistruesin e Durresit te firmosin dokumentin me te cilin ata rrembenin nje prone ne qender te Durresit.

Me pare banda e tyre kishte tentuar te detyronte regjistruesin e Durresit te firmoste per pronen qe kerkonin te rrembenin por deshtuan sepse ai, per shkak te vendimeve te gjykatave ne favor te pronareve te ligjshem, nuk pranoi te firmosi per tjetersimin e prones. Ndaj para 8 diteve, Dabullat kerkuan ballafaqim me te ne zyren e kryeregjistruesit Muho ne Tirane. Ky i fundit, pasi u njoh me dokumentat origjinale, ka refuzuar te firmose pasi per pronen kishte pronare te tjere qe kishin fituar gjyqet.. Por refuzimi i Muhos ishte vetem i perkohshem, sepse banda e detyroi ate te firmosi duke i vene revolen ne balle te dy regjistrueseve. Pas ketij akti kriminal, Muho eshte drejtuar direkt tek Ilir Meta, i cili ja ka prere shkurt: “vellajo mos me ngaterro me Dabullat. Nuk eshte pune Arte por pune Gregu, djali i Edi Rames qe udheheq tani Dabullat, une nuk kam pune me ta”. Muho takon te nesermen Ramen dhe i shpjegon ngjarjen per te cilen flitet ne te gjitha qarqet zyrtare dhe jo zyrtare te Tiranes dhe qe te rikujton skena nga filmat e Coppolas.

Pas denoncimit te ketij akti kriminal Rama ia pret Muhos edhe me shkurt: “zoteri nuk merrem une me hipoteken, shko merru me Meten”. Mjere kryeregjistruesi! Asnjeri prej tyre nuk merret me Muhon, me ate merren vetem Dabullat dhe Gregu!”

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Tefik Bajrami kampion bote në versionin WBU

Uragani shqiptar është shpallur kampion bote në versionin WBU, i cili detyroi kundërshtarin ta dorëzojë meçin Uragani Shqiptar, Tefik Bajrami,...

Close