|E premte, Maj 26, 2017

Berisha: Fadil Hoxha, nje vrasje shteterore 

Vdekjen e të paraburgosurit Fadil Hoxha, ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si një “vrasje  tjeter shteterore e çunave te krimit”.

Pacienti Fadil Hoxha u paraqit me probleme të rënda shëndetësore pasi ishte ndaluar nga policia e Lushnjes, dhe më pas ndërroi jetë në QSUT.

Deputeti i PD nëpërmjet një statusi në faqen e tij zyrtare në facebook i ka bërë thirrje prokurorise te vendose para ligjit autoret e ketij akti.

Statusi i plotë i Berishës:

Fadil Hoxha, nje vrasje tjeter shteterore e çunave te krimit!

Te dashur miq, sot vdiq nga semundje akute zemre ne QSUT qytetari Fadil Hoxha 52 vjec, i cili prej disa ditesh ndodhej i arrestuar ne qelite e komisariatit te Lushnjes me akuzen e nje qytetari tjeter se i kishte marre ullinj. Familjaret e te ndjerit njoftojne ne media se Fadili vuante prej kohesh nga zemra dhe se kete ja kishin bere me dije edhe policise. Familjaret akuzojne policine se kjo e fundit nuk i lejoi ti dergonin ne qeli ilaçet e zemres Fadilit.

Si zakonisht çunat e krimit nuk pranojne akuzen, e cila eshte konkrete me date dhe emra ilaçesh, te cilat nuk u lejuan te futen tek i semuri.

Keto te dhena akuzojne per nje vrasje shteterore nga mohimi i mjekimit jetik per te semurin Fadil Hoxha, ndaj i bej thirrje prokurorise te vendose para ligjit autoret e ketij akti te shemtuar kriminal! sb

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: PR qefmbetje me PD, regjistrohet më vete https://t.co/EV7YFWZ9Pb https://t.co/B4bs51JXkm
11,303 people follow ALB365
Twitter Pic judyrobi Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u Twitter Pic brando_9 Twitter Pic Compa_Ab Twitter Pic BigbangP Twitter Pic jacobnie
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Taçi del hapur, premton 30 mln € për ringritjen e Parmës .

Tashmë nuk ka më dyshime Rezart Taçi është president i ekipit të Parmës, teksa prezantimi pritet që të bëhet në...

Close