|E hënë, Shkurt 19, 2018

Berisha , Gjika kurbani i përmbytjeve . 

157732Tiranë – Ish-lideri i opozitës Sali Berisha ka reaguar sot për arrestimin e kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika.

Në një status të tijin në Facebook Berisha shkruan se arrestimi i Gjikës është një vendim i Ramës për të shuar zemërimin e qytetarëve të përmbytur në jug të vendit.

Sipas Berishës meqë Rama nuk mund të ndihmojë dhe të mbajë përgjegjësi për banorëte përmbytur ai zgjedh që të sakrifikojë Gjikën.

Më poshtë statusi i plotë i Berishës në Facebook

Të dashur miq, Rama dhe qeveria e tij ka vendosur të shuajë zemërimin e qytetarëve të përmbytur të Vlorës dhe Fierit me terror psikologjik. Kështu, në kulmin e zemërimit popullor të banorëve të zonave të përmbytura, për shkak të mungesës të një ndihme efiçente nga qeveria, Rama zgjodhi ti terrorizojë ata me kurbanin e radhës, arrestimin jashtë të gjitha kushteve ligjore dhe për herë të dytë me të njëjtat akuza të armikut të tij të brendshëm, Shpëtim Gjika.

Dy hakmarrje, ajo patologjike e të sëmurit psiqik dhe “Hakmarrja për Drejtësi”, arrestuan dje armikun e Partisë, Shpëtim Gjika. Thuhet se padinë për Gjikën me urdhër direkt të Ramës e ka formuluar Ina Luçi, drejtoresha e INUK-ut të Vlorës, koordinatorja personale elektorale e Ramës, kushurira e parë dhe bashkëpuntorja më e ngushtë e njërit prej eksponentëve më kryesorë të “Hakmarrjes për Drejtësi”, Gentian Gjonaj.

157732

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shkollat ndihmojnë familjet e përmbytura . (fotot)

Fier - Momente nga organizimi...

Close