|E diel, Dhjetor 17, 2017

Berisha: Ja të dhënat e reja të bandës kokainës së Partisë Siçiliste. 

sali berishaTiranë – Ish-Kryeministri Sali Berisha permes nje komenti te publikuar ne rrjetin social Facebook ka vazhduar edhe me te tjera akuza ndaj mazhorances referuar operacionit per kapjen e kokaines dhe zbulimin e laboratorit te droges ne Elbasan.

Mesazhi i plote i publikuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha:

Te dhena te reja per organizaten e kokaines se Partise Siçiliste!!

Te dashur miq, te dhena te reja nga hetimet deshmojne se banda shqiptaro – kolumbiane e kokaines eshte banda e “Partise Siçiliste” apo “Hakmarrja per Drejtesi”. Keshtu, nga hetimet rezulton se:

– Rojen dhe sigurimin e impiantit te kokaines e bente daja i Leart dhe Orik Shytit, i vellai i Luan Bobratit, pikerisht Famedini (te cilin e therrasin Buci), i cili nuk eshte arrestuar nga Policia.
– Sajmir Batku eshte kusheriri i pare i Kreshnik Spahiut te “Hakmarrjes per Drejtesi”, i akuzuar per nje seri vrasjesh.
– Nenkryetari i grupit, Gentjan Gjonaj, qe lidhet direkt me Klement Kolanecin, eshte djali i dajes se Orik Shytit, ka miqesi te ngushte me Olsi Ramen. Gentiani eshte ndertues ne “Elbasan Arena” dhe duket ndau parate me Ramat (Edvinin, Olsin?)
– Kusherira e pare e Gentian Gjonaj, Ina, ndrikulle e “Hakmarrjes per Drejtesi”, ishte koordinatore personale e Edi Rames ne Vlore dhe pas zgjedhjeve Rama e emeroi drejtoreshe te Hipotekes (ne denoncuam ne Parlament kete akt te papergjegjshem). Sot Ina eshte drejtoreshe e INUK, pasi “Hakmarrja per Drejtesi” zgjidhi problemet e pronave ne Vlore.
– Banda e kokaines eshte banda e Partise Siçiliste sepse dy Dalipet e bandes jane kusherinj te pare te zevendesministrit dhe ish deputetit siçilist Dalipi, fitues tenderash ne “Elbasan Arena”.
– Dy Dalipet jane miq per koke te dy anetareve te tjere te bandes “Hakmarrja per Drejtesi” Dabullet, djemte e deputetes siçiliste Arta Dade, te cilet ne rast se ju kujtohet nisen kohe me pare arken me mineral me poste ne adrese te Orik Shytit.
– Dabullet kane ne rrethin e tyre me te ngushte Gregor Ramen. Ne Parlament dhe ne FB kam denoncuar lidhjet e Gregut me Dabullet si ne rastin e kompanise se lojrave te fatit “Eurofil” te kesaj bande ashtu dhe ne rastin revoles ne ballin e Muhos (drejtorit te pergjithshem te hipotekes) per Hotel Vollgen ne Durres.

Vet Gregu, me shkruajne se, para 8 ditesh ka drekuar ne Elbasan me Kelment Dalipin.
Banda eshte e Partise sepse Kolumbinot e saj kane ardhur ne Shqiperi me viza te nxjerra direkt me urdher te neo-bllokmenit Ditzi Bushatit, pra si te thuash me rruge diplomatike.
Che Guevarat e “Hakmarrjes per Drejtesi” njelloj si Reformato i Partise Siçiliste, nuk figurojne ne regjistrin e te huajve!
Ne drejtim te bandes se Partise nuk eshte vetem Ermali, djali i Ilir Hoxhes, por eshte dhe nipi tjeter i diktatorit, Dritan Kolaneci, djali i Pranvera Hoxhes.
Ne qofte se Klementi, i ati i Dritanit, lidhjet i kishte direkt me Gentian Gjonaj, Dritani lidhjet i ka direkt me Genc Xhixhen, qe fluturon dhe vjen nga Kuba ne çdo fushate elektorale te Edi Rames.

Banda eshte e Partise Siçiliste, eshte “Hakmarrja per Drejtesi”, sepse pas zgjedhjeve kjo bande u rivendos totalisht ne Shqiperi. Orik Shyti i denuar perjete per aktin terrorist te vendosjes se autobombes ne Tirane, leviz lirshem ne Tirane dhe Shqiperi me ndihmen e Belushkes, njelloj si ne rastin e Riformatos ai nuk regjistrohet ne sistemin TIMS gjate kalimit te kufirit ne Rinas. Sipas Briseldes se Tatimeve, mbeses se Nallbatit te “Hakmarrjes”, ai eshte nje taksapagues shembullor qe meriton dhe bleten e arte. “Hakmarrja”, me angazhimin e vet Rames, sugarit te tij Fuga apo Veliajt, ben ligjin ne tenderat dhe koncesionet e qeverise.

Edhe kesaj radhe qeverise i ka mbetur rrota ne drogen e Partise por jo ne kanabis por ne kokaine.
Operacioni i Policise Gjermane, Interpolit, Europolit, Prokurorise se Krimeve te Renda, te cilin Rama dhe Tahiri e shiten si suksesin e tyre, ju doli si suksesi i rrotes se avionit te Riformatos.

Policia nuk ka “gjetur” edhe 12 anetare te tjere te grupit sepse anetaret e bandes ne drejtim te Policise se Elbasanit dhe te Ministrise duket se i kane njoftuar!!
Sajmir Tahiri behet cope ti bindi gazetaret se linja e droges eshte nga Venezuela, pra e lidhur me Meten, dhe jo nga Kolumbia, pra e lidhur me Ramen!! sb

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
polici lushnje
Pranga 63 vjeçarit, gacmoi “mbesën” 11 vjeçe.

Lushnje - Më datë 01.10.2014,nga Komisariati Policise...

Close