|E shtunë, Prill 29, 2017

Berisha – Ju tregoj marrëveshjen e qeverisë me mafien e plehrave 

Ish ­Kryeministri Sali Berisha ka zbardhur në Kuvend sot, disa prapaskena dhe marrëveshje të fshehta të qeverisë me mafian e plehrave, që po insiston për votimin e ligjit të importit të plehrave në Shqipëri.

Berisha tha sot në fjalën e tij se veç të tjerave, “futja në kompaninë e pastrimit të Tiranës të kompanive të Ndragetës janë vetëm disa aspekte, ndërsa disa marrëveshje të tjera zbatohen në mënyrë sekrete si në shpellat mafioze në këtë qeveri.

A e dini se sot duhet të ishte në Kuvend, – tha ai, – ligji për katastrofën e Pogradecit, që do ta shndërronte zonën më të pasur të Shqipërisë, në pellgun më të ndotur të Ballkanit dhe Evropës?! Ligji që i jepte jetë një projekti që nuk guxoi asnjë qeveri që nga viti 1992 deri sot t’i japë jetë të ndërtimit të një megateci me torfën e kënetës së Maliqit, e cila në në sipërfaqen që do të jepej për këtë qëllim, sipas  eksprtëve të shquar të fushës, për shkak të koeficientit të ulët energjitik, do të prodhonte 50 miilionë m3 hi me të gjitha mbetjet toksike. Ky është peshqeshi që Peleshi i bën Korçës me mafiozin. Po ka mendje të sëmurë t’Ii lejojë vetes një vendim të tillë dhe duke bërë në sekret, çdo ligj të vendit?!

Si mund të veproni prapa shpinës o të babëzitur?! A doni t’ju jap dokumenta të plota?! Ju jeni të mbërthyer kokë e këmbë nga mafia e plehrave! Ju jeni mafia e plehrave! Kufi nuk njihni për të vjedhur këtë vend.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Lista e PDIU në 12 qarqe https://t.co/EewK9td4nu https://t.co/G3phtgVea4
11,488 people follow ALB365
Twitter Pic Joseph_I Twitter Pic ana_rdz9 Twitter Pic namethat Twitter Pic misslege Twitter Pic felrncs Twitter Pic Chriscur Twitter Pic Dodis09 Twitter Pic alexfull Twitter Pic daredevi Twitter Pic sammy42r Twitter Pic Princeto Twitter Pic Carinibi Twitter Pic YuukiRus Twitter Pic jsnugs50 Twitter Pic markin_m Twitter Pic edbiocel Twitter Pic Alex_Bub Twitter Pic natali3b Twitter Pic tburt559 Twitter Pic ollita03
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Çuçi: Përparimi fryt i reformave të qeverisë mbi korrupsionin dhe lirinë

Tiranë - Për Qeverinë Shqiptare raporti i Transparency International dhe Organizatës Freedom House është një sukses i reformave të ndërmarra...

Close