|E enjte, Shkurt 23, 2017

Berisha kundër futjes së Shqipërisë në BE 

Nga SPARTAK NGJELA – Sali Berisha iu ben thirrje neoosmanëve të ngrihen kundër futjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Një ligësi e tillë, ka shumë kohë që nuk është shfaqur hapur nga një pushtetar në Tiranë. Por Saliu tani është një i penalizuar ligjor, i cili po lufton për të shpëtuar gjënë e vjedhur dhe ndëshkimin që po i kanoset nga vendosja e drejtësisë në Shqipëri. Është në një gjendje transi, prandaj këndej e tutje do shihni shumë përçartje në jerm të tij.

Ai, realisht, ka shume kohë që po kërkon të destabilizojë Shqipërinë; por akti befasues i Kancelares gjermane pro Shqiperise, e ka çoroditur deri në ekstrem, sepse mendnte që gjithçka e kishte zgjidhur me Gjykatën Kushtetuese.
I pushtuar nga kjo gjendje, Berisha dje iu drejtua qarqeve të caktuara europiano-perëndimore që ato të refuzojnë pranimin e Shqipërisë në BE; dhe ka bërë thirrje për revolta popullore në Shqipëri. Njëlloj si Haxhi Qamili kur rrëzoi Princ Vidin në Shqipëri, në vitin 1914 – 1915, me kryengritjen e tij osmaniste.
Po a e dini ju që në të gjitha kancelaritë europiano-perëndimore Sali Berisha konsiderohet si një forcë regresive orientale dhe fondamentaliste kundër qytetërimit perëndimor?
Pse lodhesh kot, o i mjeri Sali! Ti je absolutisht i papranueshem në Perendim dhe i përcaktuar prej perëndimorëve si armik i betuar i Perëndimit. Pastaj, si do ta bësh kryengritjen në Shqipëri, kur shqiptarët sot i kane syte dhe veshët të drejtuar nga Bashkimi Europian dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu?
Prite fatin qetë Sali! se, nuk e bën fati njerinë, por njeriu fatin dhe lirinë… Fati yt ka qenë i përcaktuar nga ti vetë: duhet të ndëshkohesh për bëmat e tua kundër shqiptarëve.

alb365

# Titulli i redaksise

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Vdes 52 vjeçari, e godet freza duke punuar tokën https://t.co/o0vPH1r2ef https://t.co/Ium6VJYj6D
507 people follow ALB365
Twitter Pic YA4zgSWM Twitter Pic marjo037 Twitter Pic colorthe Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313 Twitter Pic AriannaC Twitter Pic drita_ho Twitter Pic famedalu Twitter Pic ShahaneS Twitter Pic MJohnson Twitter Pic NewsLajm
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Prodhimet e bulmetit shiten në trotuar, shteti bën kashillëk (fotot)

Fier - Edhe pse bashkia Fier ka krjuar kushtet me tregje të lëvizshëm në lagje të qytetit ende qytetarë të...

Close