|Thursday, December 8, 2016
  • NA NDIQ NË

Berisha mund të luaj për 4 shtete 

Mërgim Berisha, sulmuesi i Red Bull Salzburg, mund të luajë për Kosovën, Shqipërinë, Gjermaninë dhe Austrinë

Sulmuesi i talentuar kosovar, Mërgim Berisha po shkëlqen me ekipin e dytë të  ekipit austriak, Red Bull Salzburg.

Berisha, i cili ka arritur të shënoj 9 gola në 15 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, ende nuk e përfaqëson asnjë shtete.

Por, ai në të ardhmen mund të luajë për Kosovën, Shqipërinë, Gjermaninë dhe Austrinë, por deri më tani nuk ka zgjedhur ekipit të cilin do ta përfaqësoj.

Prindërit e Berishës janë nga Kosova, por futbollisti është lindur në Gjermani. Hapat e para të karrierës ai i ka hedhur në Austri në akademinë e Salzburgut, klub nga i cili nuk ka lëvizur asnjëherë.

“Për mua kjo nuk ka rëndësi nëse unë luaj për Kosovën, Gjermani apo ndoshta edhe në Austri,” , ka deklaruar ai në një intervistë për Laola.at, përcjell Express.

“Unë luaj tani për disa vite në Austri. Ne do të shohim nëse në të ardhmen është si mundësi të luaj për këtë vend. Por, Gjermania është një opsion për shkak se është vendlindja ime. Kurse, nëse luajë për Kosovën, do të ishte hir të babait tim.”, ka theksuar ai.

alb365

Add a Comment

%d bloggers like this: