|E hënë, Nëntor 20, 2017

Berisha në Kuvend – Të armatoset populli. Tahiri – Prokuroria ta marrë të pandehur 

Tiranë – Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një thirrje publike nga foltorja e Kuvendit për t’u armatosur i gjithë populli, duke akuzuar qeverinë si organizatë kriminale.

Thirrja  antikushtetuese e nxiti ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për t’i kërkuar Prokurorisë të marrë të pandehur Berishën . Replikoi dhe deputeti Taulant Balla i cili kërkoi ngritjen e komisionit të posaçëm për verifikimin e shëndetit mendor të Berishës. Edhe deputeti Ben Blushi e quajti fatale. “Tërhiqeni se është katastrofë” dhe duke e quajtur thirrje të dytë e  tij pas 1997

 Berisha: Unë kam një kërkesë sot për shqiptarët, u bëj thirrje për sigurinë e tyre të armatosen, të sigurojnë armë për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri. Ju bëj thirrje të armatosen. Nëse ju si organizatë kriminale mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët ju garantoj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm tua kthejnë ju me të gjitha mjetet dhe të mos gjeni vrimë miu ku të futeni. Të armatosen se armatosen amerikanët, të gjithë qytetarët që duan të mbrojnë veten e tyre. Të sjellim ligjin, tu japim të drejtë qytetarëve të mbajnë armë. Me këtë organizatë kriminale nuk ka rend, nuk ka qetësi. Këta këtu që hidhen sigurisht hidhen se janë të lidhur me bandat, sigurinë ua japin bandat me uniformë dhe pa uniformë.
Opozita është këtu për qëndruar dhe do qëndrojë fuqishëm. Ju që bëni lojën e armëve ndaj qytetarëve, lojën e armëve dhe kërcënimet ndaj opozitës jemi të gatshëm tu përgjigjemi në mënyrën më solemne. Vetëm një gjë, ju dhe ata që ju japin zemër ju jeni nga më frikacakët e kësaj toke. Jeni si minjtë dhe do kërkoni vrima për tu futur dhe nuk do i gjeni dot. Nuk mundet ju të trajtoni shqiptarët në këtë mënyrë, nuk mundet ju të përzëni, spastroni shqiptarët nga vendi i tyre, një mashtrues, një nastradin.

Saimi Tahiri: Unë nuk di si ky parlament vazhdon . Nuk besoj se ka thirrje më kriminale dhe antikushtetuese sesa kaq. Është vepër penale të bësh thirrje publike për dhunë. Prokuroria të thërrasë Berishën.

(Ndërhyn Ndoka nga vendi por nuk dëgjohen mirë fjalët. Sali Berisha eshte larguar nga Kuvendi pas fjales qe mbajti)

Një ish kryeministër që bën thirrje për armatosje nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh në asnjë vend demokratik, porn ë vëndet e botës së tretë ku udhëheqës të tillë që rrota e fatit ti vihet kalaçafë popullit dhe në fund të karrierës së tij të bëjë thirrje për armatim.
I kërkoj prokurorisë të marrë masa për këtë njeri që ka guxim të bëjë thirrje për të armatosur qytetar. Pse nuk ngriheni të distancoheni.

 I kërkoj prokurorisë të marrë masa për këtë njeri që ka guxim të bëjë thirrje për të armatosur qytetar. Pse nuk ngriheni të distancoheni

Ky Parlament nuk mund të durojë një ish kryeministër….  Më e pakta prokuroria ta marrë të pandehur. Nëse ka realisht intelekutalë që e duan vendin distancohuni nga kjo deklaratë. Merruni me qeverinë, shani ministrat por mos i ftoni qytetarët të armatosen. Bëni çtë doni, silluni si të doni me ministritat , hidhni baltë sa të doni por lërini qytetarët të jetojnë të qetë. Silluni si të doni por mos i bëni thirrje popullit të armatoset

Taulant Balla: Kuvendi të mbledhë urgjentisht Byronë dhe të mbajë një qëndrim të fortë për Berishën. Të ngrihet komisioni i posaçëm për verifikimin e shëndetit mendor të Berishës. Tërhiqeni deklaratën

Topalli: U keqintepretua Berisha tha si në SHBA të armatosen qytetarët.

Ben Blushi: “Nuk e tha një njeri dosido në rrugë. Tha merrni armët kundër kësaj qeverie. Unë kam shumë arsye për të qenë kundër kësaj qeverie por ti thuash popullit merrni armët është fatale. Nuk e tha një njeri dosido, e tha një njeri që e ka bërë në 1997. E ka bërë një here. Je dakord kur shkon tek parukierja të ketë një pistoletë. Në Amerikë po e reduktojnë përdorimin e armës. Shullazi nuk justifikon atë që tha Berisha. Banda në Shqipëri ka pasur dhe do të ketë. Nuk mbroheni nga Tahiri nëse armatosni popullin. Tërhiquni, mos dilni ta shplajeni. Se është fatale

Paloka: Zbardhni cfare tha Berisha. Kerkoi ligj si ne SHBA.

alb365

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Tmerrohen serbët nga “Hitleri” shqiptar . (video)

Kosovë - Quhet Emin Gjinovci dhe është 55 vjeç. Jeton në Mitrovicë dhe mendon se është Adolf Hitleri. Që tregimi...

Close