|E shtunë, Tetor 21, 2017

Berisha, nje zyrtar shqiptar njoftoi trafikantet per operacionin kokaina ne Malin e Zi. 

berisha opinion    Tirane – Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se një zyrtar i lartë shqiptar ka njoftuar rrjetin e trafikut të drogës që u kap në Malin e Zi, për operacionin që po organizohej nga shërbime partnere të specializuara në luftën kundër drogës.

Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” Berisha shkruan: “Burime të brendshme të Aleancës së Anti-drogës informojnë sa vijon. Ky rrjet trafiku po ndiqej që në lindje, sapo filloi, që nga vendi i origjinës deri në vendin e pritjes, nga shërbime partnere të specializuara në luftën kundër drogës. Por në këtë proces, këto shërbime, gjetën se një zyrtar i lartë shqiptar kishte përdorur informacionin e tyre për të njoftuar rrjetin dhe për këtë ata ndërprenë menjëherë bashkëpunimin me autoritetet shqiptare. Zyrtari i lartë u shkarkua, por të nesërmen urdhri i shkarkimit u anulua nga lart, shumë lart. Pas kësaj, shërbimet partnere njoftuan në dy raste të tjera shërbimet e vendeve të tjera por jo me ato shqiptare”.

Sipas Berishës, pas informacionit të publikuar në media për sekuestrimin e drogës në Malin e Zi, ministri Tahiri u tha shqiptarëve, “mos kujtoni se droga është e jona”.

“Policia, mediat e Malit të Zi, të rajonit dhe të botës dhanë lajmin e bujshëm se në një anije në Malin e Zi u kapën 250 kg kokainë e cilësisë më të lartë me destinacion Shqipërinë, në një kontenier me banane të porositur nga kompania shqiptare me pronar Naziko Rrapon, e themeluar vetëm pak muaj më parë. Shqiptarët u habiten kur të nesërmen vetë ministri Tahiri vrapoi të mbronte pritësit e 250 kg kokaine, duke deklaruar njëlloj si ata se droga nuk kishte destinacion Shqipërinë, por Francën ose Italinë, pasi sipas tij, Shqipëria ishte treg i vogël për ngarkesa të tilla të mëdha”- shkruan Berisha.

Sipas tij, “me këtë deklaratë Sajmiri i Ramës pohoi publikisht se droga ishte thjesht një trafik qeveritar dhe se Naziko ishte thjesht një ufo apo “halla” e qeverisë”.

“Ministri Tahiri bërtet së bashku me trafikantet se kjo sasi e madhe droge nuk ishte e destinuar për në Shqipërinë tonë, mbasi është e vogël, por për Francën dhe Italinë e madhe, sikur ajo të mos mund të shpërndahej lirshëm nga voglushja jonë në Itali, Gjermani, Francë e gjetiu, madje edhe duke kaluar lirshëm doganat e qeverisë si miell i saj!!”- përfundon Berisha.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
‘Fast & Furious 8’ – Aktorët shqiptar Erand Hoxha & Marko Caka, pjesë e filmit

Me rol në seri filmash shqiptar dhe te huaj, aktorët shqiptar Erand Hoxha dhe Marko Caka kanë arritur te fitojnë...

Close