|E premte, Qershor 23, 2017

Berisha, po na mohohet e drejta kushtetuese. 

sali-berisha-2009-7-2-15-20-27   Tirane – Ish kreu i shtetit, Sali Berisha, ka reaguar ndaj sherrit të ditës së sotme në Parlament. Ai është shprehur se e dashur miq, përpjekjet për të kontribuar në jetën parlamentare të vendit dhe përmbushur detyrimet kushtetuese si opozitë e vendit, kanë si përgjigje mohimin e të drejtave kushtetuese në Parlament nga Edvin Kristaq Rama dhe sulmin fizik ndaj deputeteve të opozitës.

“Përfaqësuesit e aleancës së qelbësirave Qefalia, Prenga, Fino dhe Bejko me urdhër të Ramës, sipas një skenari të nisur javë më parë, agresuan në detyrë, në ambientet e Parlamentit deputetin Gent Strazimiri. Javën e kaluar, po me urdhër të Ramës, kjo aleancë i mohoi opozitës të drejtën kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për hetimin e lidhjeve të Ramës dhe qeveritarëve të tjerë me drogën”, shkruan deputeti Betish në Facebook.

Ai i ka cilësuar këto ditë si të zeza për shoqërinë tonë. Sipas Berishës, akuzave të bazuara për lidhje të neo-bllokmenëve me drogën dhe krimin, për mega mashtrimet elektorale të Edvin Kristaq Ramës, për shkatërrimin e mbi 30 mijë vendeve pune, për vjedhjet e mëdha në tendera, dogana dhe tatime, kërkesave të ligjshme të grevistëve të urisë për vendin e punës, klika në pushtet iu përgjigjet me shkelmimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës dhe organizimin e akteve banditeske ndaj tyre në Parlament, iu përgjigjet me kërcënime me portretet e Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të Pasluftës, me ndjekje penale të grevistëve që po flijohen për të drejtat e tyre.

“Shqipërinë e shpëton nga kjo klikë vetëm betimi juaj për largimin e tyre nga pushteti. “Rama IK” duhet të jetë vendimi ynë, beteja jonë, fitorja jonë!” ,përfundon shkrimin e tij Berisha.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Fevziut/ Kam dështuar https://t.co/dc7ckyShYT https://t.co/bZhSf6tEvn
11,398 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Jehona e nje SMS-je.

      Ka ditë që në shtypin shqiptar u botuan tekstet e disa sms-ve të vajzës së poetit të...

Close