|E martë, Dhjetor 12, 2017

Berisha : Rama dhe kupola e tij , e lidhur me krimin. 

??????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????   Tiranë – Kryeministri Edi Rama dhe kupola e tij janë kokë e këmbë të lidhur me krimin dhe trafiqet. Kështu ka deklaruar ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha. Me anë të një mesazhi në rrjetin social “Facebook”, Berisha i cilësoi shpërthime të egra deklaratat e bëra sot nga kryeministri Rama në lidhje me akuzat e tij në fushën e drejtësisë.

“Sot Edi Rama shpërtheu egërsisht kundër drejtësisë, e cila në kundërshtim me ligjin ka liruar kriminel dhe trafikante dhe këto akte të shëmtuara dhe të dënueshme kanë ndodhur. Por ka dhe më keq. Rama vetë personalisht është politikani me i lidhur me krimin dhe bandat e tij. Në Shqipëri nuk ka njeri që nuk di lidhjet e tij të ngushta me bandën e rrugës së Kavajës dhe bashkëpronësinë e tij me këtë bandë në kinema Republika.”-ka thënë në mesazhin e tij deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Sipas Berishës, çdo njeri i njeh lidhjet publike të Ramës me bandat e Lushnjës, Durrësit, Hakmarrjen për Drejtësi, Dritan Dajtit. “Boset dhe anëtarët e këtyre bandave kanë marrë dënimet e merituara nga drejtësia shqiptare. Por edhe sot Rama është mburoja e tyre politike.

Rama vetë ka përfshire vrasës, trafikante, pengmarrës në grupin parlamentar dhe në krye të PS. Është vetë Rama që trafikantë, vrasës, përdhunues të tipit Danaj i ka vendosur në nivelet më të larta të piramidës së administratës së tij.”- shton më tej Berisha. Sipas tij, emërimet në administratë nuk janë bërë nga gjykatës apo prokurorë, por nga vetë Rama. “Këto emërime nuk i kanë bërë gjykatësit apo prokurorët e inkriminuar por i ka bërë vetë Rama me Koçot e tij dhe aleancën e qelbësirave qe krijuan për të ardhur ne pushtet dhe e vendosen ne pushtet!! Sb”-përfundon Berisha.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja cilët janë 10 futbollistët më të paguar në Premierligë

Wayne Rooney është futbollisti më i paguar...

Close