|E shtunë, Tetor 21, 2017

Berisha – Veliajt : E ke gruan kurvë. Byroja e përjashton Berishën 10 ditë nga Kuvendi. ( vidio ) 

berisha1Tirane – Që të flasë gjatë në foltoren e Kuvendit dhe të mos respektojë kohën kjo është kthyer në normalitet për ish-kryeministrin Berisha…por me degradimin e fjalorit deputeti demokrat duket se nuk ndalet.

Mes akuzave kundër qeverisë se mbështet trafikantët dhe skepticizmin për aksionin antidrogë në Lazarat, Berisha me tone të ashpra e të larta ka quajtur gruan e ministrti të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, kurvë dhe prostitutë.

I menjëhershëm, madje ndryshe nga cdo herë kur Meta përpiqet të zgjidhë me qetësi dhe konsensus tensioned në Parlament, këtë radhë kryeparlamentari ka ndërprerë menjëherë seance duke mos lejuar vazhdimin e fjalorit banal të ish-kryeministrit.

Byroja “dënon” Berishën për fjalorin, përjashtohet 10 ditë nga Parlamenti

Ora 12: 33 “Për arsye se seanca rrezikonte të degradonte dhe pas fyerjeve krejtësisht të papranueshme që Berisha përdori, edhe me kërkeesën e krerëve të grupeve parlamenteare të PS dhe LSI dhe me inciativën time, kërkova mbledhjen e Byrosë dhe Byroja në përputhje me nenin 65 pika 2: Kur deputeti fyen deputetët e tjerë ndalohet të marrë pjesë në seancën plenare dhe në komisione me 10 ditë. Kështu Byroja e Kuvendit vendosi, natyrisht pa marrë miratimin e anëtarëve demokratë, Edmond Spahos dhe Tritan Shehut, që: Berisha për shkak të fyerjeve dhe sjelljes së tij të ndalohet të marrë pjesë në punimet e Kuvendit dhe komisionet parlamentare në 10 ditë duke filluar nga sot”, tha kryeparlamentari Meta në rinisjen e seancës plenare.

Meta gjithashtu i bëri apel deputetëve të tjerë që: Të jenë sa më të përmbajtur, të mos kalojnë në fyerje personale, të papranueshme se nuk është në favor të këtij institucioni të rëndësishmë siç është Kuvendi”

“Justifikohet” Berisha: Asgjë s’më pengon të them të vërtetat publike

Ora 12:27 Ish-kryeministri Berisha i justifikoi ofendimet e rënda ndaj gruas së ministrit Veliaj me faktin se asgjë nuk do ta pengojë atë të thotë të vërtetat.

Pas daljes nga salla e Parlamentit gazetarët kanë pritur kryeministrin Berisha në ambjentet e jashtme për të marrë prononcimin e tij në lidhje me fjalorin që përdori në Kuvend.

“Edi Rama i tha në sytë e tij priostitutë dhe ai s’çeli gojë fare. Bërtiste mbrapa se thash të vërteta që u digjnin, në këtë kontekst unë jam këtu për t’u zotuar para shqiptarëve se asgjë në botë nuk do më pengojë mua të them të vërtetat publike që janë të rëndësishme. Kryeminsitri pasi ka shkëmbyer me të gjitha sharjet, i është kthyer dy zonjave me fjalë më të ulëta. Nuk preken me ato që i thotë kreu i tyre po preken se pse bëhen publike pavarëishst se kanë ndodhur në ambjent publik në sy të 22 vetëve. Kur një kryeministër e lejon veten të thotë gjëra të tilla ai e meriton të demaskohet dhe unë s’i kam thënë si kryeministër një fjalë të tillë.”

Mblidhet Byroja e Kuvendit për fjalorin e Berishën në Parlament

Ora 12:20 Menjëherë pas ndërprerjes së senancës nga kryeparlamentari Meta, Byroja është mbledhur për të diskutuar mundësinë e një mase disiplinore ndaj ish kryeministrit Berisha për fjalorin e përdorur në sallën e Parlamentit.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ndërron jetë këngëtari Prince

Ylli i popit Prince ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare, në kompleksin e tij në Minesota të Shteteve të Bashkuara...

Close