|E diel, Dhjetor 17, 2017

BERZH : Privarizimi i ndërmarjeve shtetërore, Shqipëria prin në rajon . 

lajme_berzh_914394671Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka dhënë vlerësim maksimal ndaj Shqipërisë lidhur me privatizimin e institucioneve shtetërore. Zyra Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Tiranë, në raportin vjetor “Transition report 2014”, jep pikën maksimale 4+ (vlerësimi nga 1 deri 4+) për shkallën e privatizimit të ndërmarrjeve të mëdha dhe të vogla.

Sipas këtij raporti në këtë pikë, Shqipëria renditet më mirë se Serbia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina dhe duke u barazuar në nivel me Bullgarinë dhe Rumaninë. Raporti i Tranzicionit 2014, është një raport vjetor që përgatitet nga BERZH në lidhje me progresin e reformave dhe zhvillimet ekonomike të 35 shteteve ku operon kjo Bankë. Raporti pritet të prezantohet për publikun javën që vjen.

 Në këtë raport, fokusohen disa zhvillime kryesore në Shqipëri gjatë vitit të kaluar dhe diskutohen sfidat e tranzicionit që priten për Shqipërinë dhe më gjerë për rajonin e Ballkanit. Ndër të tjera Raporti i Tranzicionit 2014, do të parashtrojë për diskutim çështjet, si mundet firmat në vendet në tranzicion të bëhet më shumë produktiv dhe si mund të rritet dinamika e ideve inovatore në biznes. Këtë vit Raporti i Tranzicionit 2014 shfrytëzon një ndërmarrje unike studimi që për herë të parë evidenton informacion të detajuar se si firmat përtërihen me futjen e produkteve të reja, Proceset e reja të prodhimit, mënyra të reja për të organizuar veten dhe qasjet për marketingun e këtyre produkteve dhe shërbimeve, etj.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shqiptarët e Maqedonisë – Mënyra më origjinale për të vënë foshnjet në gjum në plazh (video)

Sarandë - Nje menyre origjinale kane gjetur...

Close