|E mërkurë, Korrik 26, 2017

Beso i Ramës merr ARMO-n. IRTC, një shoqëri e regjistruar në ishujt Virgin merr rafinerinë 

Ionian Refining dhe Trading Co. -IRTC SH. A., një kompani e regjistruar vetëm dy muaj më parë do të jetë shfrytëzuesja e rafinerisë së vetme në vend, ARMO. Lajmin e ka bërë publik Bankers Petroleum, e cila njoftoi se nga 1 tetori deri në 31 dhjetor do të shesë 65 për qind të prodhimit tek kjo kompani, për t’u përpunuar në dy rafineritë, atë të Fierit dhe Ballshit.

“Bankers Petroleum Ltd ka kënaqësinë të deklarojë nënshkrimin e një marrëveshjeje të kushtëzuar në tregun vendas me Ionian Refining dhe Trading Co. – IRTC SH.A (IRTC). Sapo të bëhet efektive, Bankers të shesë deri në 65% të prodhimit të naftës bruto në bazë të kësaj marrëveshjeje,”- njoftoi Bankers Petroleum

Sipas njoftimin marrëveshja do të bëhet efektive menjëherë pasi Bankers të marrë miratimin nga Qeveria Shqiptare për programin e propozuar të shpimit të kompanisë për tremujorin e katërt 2016 dhe pas respektimit të amendamenteve për procedurat ndërmjet kompanisë dhe Albpetrol për tërheqjen e pjesën e prodhimit të naftës së prodhuar në Patos-Marinzës që i përket Albpetrol.

Kompania do të marrë garanci pagese në avancë për ngarkesat e naftës bruto. Në përputhjeme marrëveshjen, ngarkesat e naftës do të shiten gjatë periudhës 1 tetor 2016- 31 Dhjetor 2017.

Marrëveshja e Bankersit me zotëruesit e rinj të ARMO-s nuk është e rastësishme. Burime konfidenciale i thanë Syri.net se e gjithë lufta e qeverisë ndaj kompanisë kanadeze ka qenë pikërisht për të detyruar atë të hyjë në marrëveshje tregtare me kompaninë Ionian Trading, e cila zotërohet nga njerz të afërt me kryeministrin.

qkr-logoKush qëndron pas blerësit

Ionian Refining dhe Trading Co. – IRTC SH. A., është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në 13 qershor të vitit 2016. Kompania rezulton e regjistruar offshore në Ishujt Britanikë Virgin. Por si përfaqësues i saj shfaqet Taulant Musabelliu, një njeri i lidhur me biznesmenin Besnik Sulaj, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me kryeministrin Edi Rama.

Musabelliu ka qenë administrator i kompanisë “Sulaj Progres Group”, i zotëruar nga biznesmeni Sulaj dhe tani shfaqet si administrator në kompaninë Ionian Refining që do të shfrytëzojë ARMO-n.

Ende mbetet e paqartë procedura përmes të cilës kjo kompani ka marrë ARMO-n. Ministria e Energjisë, e cila zotëron 15 për qind të aksioneve nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar. Ajo që dihet është se rafineria e cila deri dje ka qenë e bllokuar është marrë me qera, në një marrëveshje që përfshin bankat, qeverinë dhe Tatimet.

Armo një histori borxhesh

Rafineria ARMO, është një nga kompanitë më problematikë në Shqipëri, teksa ëhstë kreditori më i madh i vetëm i keq në banka dhe ka një mal me detyrime ndaj shtetit dhe të tretëve.

Në fund të tremujorit të parë të 2016-s, detyrimet e kompanisë ARMO në total kanë arritur në 595 milionë dollarë.

Burime nga Ministria e Energjisë bëjnë me dije se, nga totali i detyrimeve afërsisht 300 milionë dollarë janë kredi bankare dhe pjesa tjetër e borxheve ndahet ndërmjet Albpetrol-it, tatim-taksave, të tretëve dhe punonjësve, ku vetëm shtetit i ka të paktën 100 milionë euro.

alb365/syri

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Mënyra si rrini ulur në karrige tregon mbi personalitetin tuaj https://t.co/Dn0ekAcAvo https://t.co/WbGjgkN8kd
11,300 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja shorti i 1/16 të Europa League

Shorti i 1/16 të Europa League ka rezervuar kundërshtarë të fortë për ekipet italiane. Kështu, Fiorentina do të përballet me...

Close