|E hënë, Shkurt 27, 2017

Bima Feng shui, e cila sjell para: Ja si ta kultivoni në shtëpi? 

Këtë bimë ekspertët e shpjegojnë sikur pothuajse çdo bimë të bukur, të gjelbër,vibruese që mund të sjellë para, sepse esenca është në energji të mirë të cilën ajo e prodhon, Mirëpo, kjo është njëra ndër bimët më të njohura, e cila, sipas besimeve, sjell para.

Druri japonez, druri i dollarit, mbrojtës, luleshqerre… janë emrat për bimën Crassula ovata. Druri i parave apo luleshqerra ka prejardhjen nga Afrika Jugore. Emrin e ka marrë sipas fletëve në formë ovale, të cilat ngjajnë me para të metalta, transmeton Telegrafi.

Krasula lulëzon gjatë dimrit, deri në pranverë, me lule të imëta të bardha. Dheu në të cilin duhet të mbillet është i ngjashëm me dheun e kaktusit dhe i bimëve të tjera gjembore. Si edhe shumica e gjemborëve kërkon pushim dimëror (tetor-prill) kur duhet ujitur bimën me sa më pak ujë, 1-2 herë gjatë tërë dimrit.

Ekzistojnë dy mënyra të shumëzimit. E para është që të prisni një degë(5-15 cm), ta lini që dega të thahet 2-3 ditë dhe pastaj mbilleni në dheun e përgatitur bashkë me rërë (50/50) apo vetëm në rërë. Ujitja bëhet në 3-4 ditë. Duhet vendoset në hije. Degët do të lëshojnë rrënjë për më pak se një muaj, kur mund t’i mbillni një nga një në dheun më cilësor.

Mënyra tjetër e shumëzimit është me fletë. Fletën thjesht duhet këputur dhe duhet vënë në dhe. Për një muaj, fleta do të lëshojë rrënjë të imta në pjesën ku ka enë e kapur për trung.

Sipas besimeve (feng shui), bimën duhet mbajtur nga ana e djathtë e dyerve të hyrjes, në mënyrë që të kemi sa më shumë para.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ja kush janë OJF-të e peticionit për Vettingun (Lista) https://t.co/f8xNm8meQn https://t.co/dtcnEN8vxM
512 people follow ALB365
Twitter Pic rogerham Twitter Pic paparo_l Twitter Pic democras Twitter Pic LILLA_12 Twitter Pic ChiaraMe Twitter Pic nikoleka Twitter Pic YA4zgSWM Twitter Pic marjo037 Twitter Pic colorthe Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Historianja serbe: Mjaft më me gënjeshtra, shqiptarët janë autoktonë

Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash...

Close