|E enjte, Qershor 22, 2017

Birra dhe 9 efektet pozitive të sajë. 

largea_birra201361393862     Birra është një nga pijet më të përdorura veçanërisht në stinën e nxehtë, por pavarësisht përdorimit, ndoshta mund të mos i dini të gjitha vetitë e saj.

Gjithsesi idealja do të ishte të mos pihen më shumë se dy ose tre gota birrë në ditë, pasi teprimi mund të sjellë dëmtime për shëndetin. Më poshtë gjeni nëntë efekte pozitive që birra ka për shëndetin dhe nuk i dini.

Kolesteroli i mirë- Kjo pije alkoolike redukton rrezikun e infarktit në masën 30% në sajë të kolesterolit të mirë si dhe prej vetive dobiprurëse për zemrën. Ndërsa konsumi i tepërt mund të shkaktojë tumor në mëlçi, hipertension, tumor në gji etj.

Dobi për veshkat- Një studim i zhvilluar në Finlandë zbuloi se birra nuk ka efekte negative te veshkat krahasuar me pijet e tjera alkoolike. Konsumi i rregullt i birrës ndihmon parandalimin në 40% të sëmundjeve të veshkave.

Përmirëson tretjen- Birra përmban fibra të cilat përmirësojnë lehtësisht tretjen.

Parandalon diabetin- Një studim shkencor i publikuar në revistën shkencore “Diabetes Care” ka zbuluar se pirja në mënyrë të moderuar e alkoolit, ndihmon për të parandaluar diabetin e tipit 2 si te femrat edhe te meshkujt.

Përmirëson qarkullimin e gjakut- Sipas një studimi grek, birra i bënë mirë zemrës dhe kontribuon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, duke i bërë arteriet më fleksible.

Burim i vitaminës B- Cilësohet si një burim shumë i mirë për vitaminat e grupit B, vencanërisht i vitaminës B6 dhe B9, të cilat janë të rëndësishme për të na mbrojtur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Parandalon Alzheimer- Silici që përmban birra mund të ndihmojë trurin, duke parandaluar rrezikun për tu prekur nga Alzheimer. Këshillohet konsum i moderuar i birrës pasi kështu mund të cilësohet si një përbërës natyral për parandalimin e degradimit të memories.

Lufton pagjumësinë- Pirja e një gote birrë para gjumit, ndihmon gjithë ata që vuajnë nga pagjumësia. Alkooli që gjendet te birra ka veti qetësuese.

Redukton ankthin dhe stresin- Birra është një aleat shumë i mirë për gjithë ata që vuajnë nga ankthi dhe stresi. Sipas një studimi i Universitetit të Montreal në Kanada, thuhet se pirja e dy gotave birrë në ditë, është ideale për reduktimin e ankthit dhe stresit.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Qarku Fier gati të shkojë në votim https://t.co/RwuFVYKxIg via @wwwalb365com
11,397 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Renato Myrtaj – Rama po i ngushton ‘rrethin’ Sali Berishës

Renato Myrtaj, djali i njërit prej viktimave të 21 janarit të 2011-ës, Faik Myrtaj, ka theksuar se nga takimi i...

Close