|E hënë, Tetor 23, 2017

Bitraj duke vjedhur thesarin në BSH. (video) 

134713_4    Tiranë – Për herë të parë transmetohen pamje të vjedhjes së parave nga thesari i shtetit në Bankën e Shqipërisë, të siguruara ekskluzivisht nga televizioni A1 REPORT

Ish-përgjegjësi i arkës stok në thesarin e Shtetit Ardian Bitraj, i cili aktualisht ndodhet në burg dhe që ka pranuar se e ka kryer i vetëm vjedhjen e 713 milionë lekëve të rinj nga thesari për plot 4 vjet, duket në këto pamje teksa hap me 3 çelësat kasafortën ku ndodhen lekët. Në fakt, çelësat e kasafortës ku ruhet thesari mbahen nga persona të ndryshëm, por Bitraj shfaqet në këto pamje ekskluzive teksa hap i vetëm me të 3 çelësat kasafortën, ndërsa më herët ka futur edhe kodin për hapjen e saj.

Pasi ka marrë paratë në arkën stok nga kasaforta e thesarit të Bankës së Shqipërisë, Bitraj duket teksa del me një thes të zi në dorë brenda ambienteve të thesarit të shtetit në Linzë.

Më tej, në një tjetër sekuencë, ish-përgjegjësi i arkës stok shfaqet në një tjetër ambient të thesarit të shtetit, ku dyshohet se pikërisht aty vendoste përkohësisht paratë e vjedhura dhe më tej i nxirrte jashtë thesarit duke i fshehur në trup.

Sipas hetimeve të deritanishme të Prokurorisë, dyshohet se fillimisht Bitraj ta ketë nisur vjedhjen e thesarit në kasafortën ku mbaheshin paratë që do të asgjësoheshin dhe më tej të ketë nisur vjedhjen e parave që s’janë hedhur ende në qarkullim. Këto para ndodhen pikërisht në kasafortën që A1 Report sjell përmes këtyre sekuencave.

Është një tjetër foto e shkëputur nga pamjet e kamerave të sigurisë, ku Bitraj shfaqet në oborrin e thesarit dhe krah tij ndodhet punonjësja tjetër e arrestuar për vjedhjen, Mimoza Bruzia. Dyshohet se poshtë këmishës Ardian Bitraj ka pikërisht paratë e vjedhura nga thesari.

alb365.com/shqiptarja.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet: KUJDES/ Kopilat po vjedhin lokale e banesa, policia konstaton https://t.co/JP1KBbfvmG via @wwwalb365com
10,375 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shpërthimi në fabrikë gazi, vdesin 3 vetë .

Maqedoni - Një shpërthim në një fabrikë gazi i ka marrë jetën 3 përsonave. Shpërthimi ka ndodhur në Bogdanc të...

Close