|E shtunë, Nëntor 18, 2017

Blegtori Hasim Rizvanoviç – Prodhim kemi , por s’kemi garanci shitjen e tij (fotot) 

Fier – Ferma “Rizvani” ndodhet në fshatin Hamil, vetëm 7 km largë qëndrës së Fierit. Ajo është e ndërtuar në bazë familjare, një familje me preiardhje boshnjake, ku janë të punësuar burrë e grua edhe djali. Në këtë fermë janë të mbarshtuara 50 krerë lopë e viça ndërkohë që në kopenë e deleve mbarështohen  rreth 200 krerë të imta.

Në bisedë me Rizvanoviç mësojmë se kjo fermë ka 15 vjet që është e ngritur dhe sasia e qumështit prej 4 kuintalë në ditë që ata marrin nga delet dhe lopët  e shesin tek fabrikat e prodhimeve  të bulmetit . Ai pohonë faktin se si viçat, lopët, delet janë të gjitha të vaksinuara dhe qumështi është cilësor pasi I kryhen analizat çdo ditë sepse ndryshe nuk mund ta marri fabrika e prodhimit të bulmetit.

Stallat e delve, viçave lopëve janë veçantë sikurse veëantë ruhet edhe baza ushimore  për stinën e ftohtë të dimrit. Hasimi pohonë se  marrësit e qumështit, pra fabrikat u këkrojnë analiza cdo ditë u sjellin edhe pengesa  dhe këtë e bëjnë për faktin se duan që të ulin cmimin e blerjes së qumështit, pra nuk kemi garanci të shitjes prodhimit, thotë Hasimi

Lidhur me subvensionet Hasimi pohonë se flitet shumë për subvensionet  deri edhe për cdo litër qumështi por që deri më sot nuk kam marrë asnjë subversion. Po sipas tij ai flet se ka qënë ndër të parët që ka kryer vaksinimin e vicave e lopëve për sëmundjen e dermatozës nodular, cdo gjë ëshët konform ligjit e rregullit, pohonë blegtori Rizvani. Ai pohonë faktin se në një vizitë që kreu në fermën e tij  ministri Panariti I tha që mund të aplikonte për kredi të leht për të shtuar linja prodhimi, por Rizvanovic pohoi se kredia merret, linjat ndërtohen , prodhimi në sasi , cilësi në artikuj shtohet por nuk ka garanci nëse ka shitje apo jo dhe pastaj kalohet në sekuestro, skam garanci në shitje prodhimi, pohoi ai.

Blegtori pohon faktin se me shpresën se Ministri I Bujqësisë Edmond Panariti do të dëgjojë apelin e tij për rimbursimin  të ushtrojë trysni mbi vastësit e tij që të mësojë realitetin se ku shkojnë subvesionet, kush I merr sepse  e thëna me realitetin janë në kundërshtim me njëra – tjetrën.

alb365

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rama takon Presidentin Francës Emmanuel Macron (video)

Itali - Kryeministri Edi Rama ka patur një takim kokë më kokë me Presidentin e sapozgjedhur të Francës Emmanuel Macron,...

Close