|E shtunë, Nëntor 18, 2017

Bleona: E vërteta e premtimit për 24 orë seks me trajnerin e kombëtares shqiptare . 

10471090_1500200816861962_202757733393028916_n      USA – Këngëtarja shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bleona Qereti, reagoi sonte lidhur me pretendime të hedhura në disa media se ajo ka premtuar të bëjë 24 orë seks me trajnerin e kombëtares shqiptare në rast se Shqipëria do kualifikohet në eleminatoret e Europianit Francë 2016.

“Mora njoftim sot permes perfaqesuesit tim ne Shqiperi, se nje lajm i çuditshëm po qarkullon per mua ne mediat e shkruara dhe ato online. Me gjithe respektin qe kam per Kombetaren Shqiptare në futboll dhe për trajnerin e saj, si pasoje e largimit nga Shqiperia nuk jam fare e azhornuar mbi lajmet nga sporti. Nuk e njoh Gianni De Biasin, vetem sot u ndesha me emrin e tij dhe kurrë nuk kam deklaruar diçka per të në media. Çfarëdo qe te keni lexuar, nuk jam un’”, – thekson Bleona.

“Lexova mes rreshtave ne lajmin e publikuar se intervista eshte dhene per Albanian American Vision, seriozisht nuk ia kam fare idene se çfarë është ky televizion, e jo me te kem thene dicka per të”, – thotë Bleona.

Në fakt në akseset e Albanian American Vision nuk rezulton një intervistë e tillë.

Reagimi i Bleonës sonte, erdhi pasi u citua të ketë thënë një ditë më parë se “në rast se Shqipëria do kualifikohet në eleminatoret e Europianit Francë 2016 ajo do ofrojë 24 orë seks falas për trajnerin e përfaqësues kuq e zi De Biasi”. Në disa media u pretendua se deklarata e Bleonës është bërë me audio dhe video, në Albanian American Vision TV ku Bleona Qerreti premtimin ia ka bërë italianit De Biasi në një telefonatë të drejtpërdrejt me trajnerin”.

E pyetur “pse Bleona nuk inkurajon futbollistët shqiptarë por vetëm trajnerin italian për fitoret në Francë 2016 Bleona Qereti përgjigjet: “Duhet t’i tregojmë mikpritjen dhe dashurinë shqiptare trajnerit italian që do na udhëheq drejt triumfit dhe suksesit. Futbollistët shqiptarë dhe kosovarë janë shumë fshatarë dhe duhet të mësohen të jenë më civilë dhe socialë pasi kanë mbetur shumë të prapambetur në mentalitet”.

Këto thënie të publikuara, nuk janë konfirmuar nga TV që u pretendua se e ka intervistuar.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
PS‐LSI – Ja kandidatët në 28 bashki. Pezull Tirana, Fieri dhe Vlora. Ja lista me emrat

Kandidatët e Partisë Socialiste që do të mbështeten dhe nga votuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, që kanë marrë pëlqimin...

Close