|E martë, Maj 30, 2017

Bletë të droguara e policë të gëzuar 

Nga ANRI BALA – Po t’ju tregoj nuk do ta besoni, por unë e kam bërë. Pa dashje, e mora në qafë mikun tim më të ngushtë, duke menduar se i bëra një nder.

Tani, nuk i bëra ndonjë gjë të madhe, vetëm se e futa pak në burg! Mirëpo, sikur mos t’ia kisha bërë atë nder, do të isha 100 herë më i qetë në ndergjegjie. I dhurova një kavanoz mjaltë Zagorie për kurim dhe thashë se e humba. E kërkova dy ditë, për ta pyetur se si u bë, por nuk po e gjeja asgjëkundi dhe telefoni më dilte i fikur.
Nga dreka i telefonova një miku të përbashkët, avokat dhe e pyeta nëse dinte gjë. O trap mu hakërrua ai, po e more në qafë shokun! Po si nuk të vjenë turp! Ç’rracë e poshtër jeni ju gazetarët dhe ma mbylli telefonin.
U tremba dhe nuk po dija çfarë të bëja, por këmbët më çuan drejtë policisë. Të paktën të merrja vesh si ishte puna. Mirëpo, pa arritur tek policia, në rrugë shikoj një njeri me kokë të fashuar dhe me hematoma në fytyrë. Ore, është ky apo nuk është ky?! Ai ishte i tëri dhe i “rregulluari”.
Hajër i thashë, po ç’të ndodhi, se kam dy ditë që të kërkoj?
– “Hajde largohemi urgjentisht këndej, se po të kërkojnë edhe ty. Ti besoj e di atë barsaletën me allatet pse vraponte lepuri, ndaj këmbët e shpejta faqja e bardhë?!”
– “Ore po më luan mendësh, çfarë ka ndodhur?!”
– “Si ore çfarë ka ndodhur? Po unë të porosita të më blije mjaltë dhe jo vaj hashashi!”
– “Fol ore se po më çmend!”
U ulëm në kafe, se nuk po e mbanin më këmbët, e nisi të tregonte i përlotur.
– “Shkova në drejtori për të marrë lajmet e kronikës së zezë. Nuk e di se çfarë po më ndodhte, por po më kapte një gjendje euforie dhe fillova të tallem me policin. Në atë kohë, erdhi shefi, që do na jepte informacion direkt nga terreni i djegies së parcelave të hashashit. Mirëpo, edhe ai qeshte gjithë kohën, njëlloj si unë. Unë nuk e mbaj mend se çfarë i thashë, por ai më rrasi një shpullë dhe më hodhi me bythë përpjetë. Pastaj, erdhën policët dhe më vunë hekurat. U përmenda, kur doktori po më merrte analizën e gjakut. Nuk mbaja mend asgjë, por trupi po më dhimbte dhe me zor po lëvizja. A e di si më dolën analizat: Përdorues lëndësh narkotike?!”
– “Po ti nuk pi as duhan”, i thashë?!
– “Po mor po, po mjalti yt na doli mjaltë hashashi, i cilësisë së lartë. Si trap që jam, si nuk e kuptova! Ma fale se e dije, prandaj nuk m’i more lekët, më tha me shaka. Vërtetë nuk e di që mjalti bëhet nga lulet dhe bletët marrin nektarin, apo the ta testoj me këtë trapin mjaltin e famshëm të Jugut? Dhurata që më bëre ti nuk ishte as mjaltë gështenje, as sherebele, as mjaltë borziloku, e as trendeline , por mjaltë hashashi. Policia e dinte, por mua, as nuk më shkonte mëndja për mjaltin. Kur me pyeti mjeku, atëhere u muar vesh se si ishte puna.
Shefi që më rrahu, u gajas së qeshuri: “Po të paskemi rrahur kot a derman! Bo bo gjithë atë dajak që ke ngrënë. Po pse nuk na the a lumadh? Po t’i qenke si na! Po ne nga ai mjaltë përdorim çdo natë! A e di si është për seks? Të dhjefsha viagrën. Përveç se të jep fuqi, ai t’a bënë gruan tënde kur e sheh, si të jetë gruaja e gjitonit! Ti e di mo gazetarë se ç’i bëjmë na mallit të botës. Shiko, se mos të na shkruash ndonjë gjë nga këto që kuvenduam se, pastaj e di ti”.
Mos ki merak i thashë, po më thuaj diçka tjetër: Ta ha, apo ta pi mjaltin, se mu lezetua dhe tani po ma kërkon trupi?!
“Ta piç që ti q*** maman, por jo ditën, se të rrahin, natën në krevat. Hajde tani, se flasëm ditë tjetër”, ma ktheu ai.
E përshëndeta, ika dhe ja ku jam. Ty, të kërkuan për t’u dhënë adresën, se ku e kishe marrë. Jo për gjë, por duhej arrestuar prodhuesi dhe sekuestruar mjalti. Mjalti jot, ishte i një cilësie të lartë hashashi, ndaj thashë hajde të ikim, se ku i dihet të ngatërrojnë kot këta. E përcolla mikun tim dhe më erdhi keq për dëmin që i bëra. Më erdhi keq për “namin” e keq që mori, për “burgun” që bëri dhe më e keqja për “vesin”. Por tani po e kuptoj se na mori lumi. Një e keqe tjetër po na gjenë.
Kam frikë, se do na mbushet vendi me policë të varur nga mjalti i hashashit. Atëhere, hajde ti mbash këta. Do na bëjnë nga 10 kalamajë siç i donte xhaxhi Enver, e do u rrinë gratë gjithë jetën me leje lindje. Dëm i madh, edhe kjo na duhet, të shkoi popullsia 4 milion brënda vitit. Ne me zor i degdisëm dhe e zbrazëm vëndin nga “dembelat” këta 25 vjet.
Na morët në qafë “shefa”! Bëni diçka për ne që nuk ikëm, të jetojmë pa frikë. Po na deshët shumë, siç thoni, ose zhdukni parcelat e hashashit, ose ndaloni shitjen e mjaltit. Më mirë është të zhdukni bletët, sepse edhe ato janë të droguara dhe po të pickuan, zëre se të ka kafshuar qeni i tërbuar. Na more në qafë, o shtet! Ne nuk kemi as vaksinë kundër bletës së droguar. E shikon ç’na bëri hashashi me shumicë?! Tani nuk ka ç’na bënë as hajduti, as vrasësi, as tritoli, ne do zhdukemi nga bleta e droguar. Të lutem bëjë diçka: Pergatitë policë që të na ruajnë nga bletët, se nga të tjerat ruhemi vetë!

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: PD prezantonë kandidatët për deputet në Roskovec. (foto e video) https://t.co/C16swonsyr https://t.co/GiX01VQ8lS
11,292 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Banesa e Gulenit do kthehet në tualet publik

Shtëpia e lindjes e klerikut turk Fetullah Gylen që jeton në SHBA dhe që autoritetet turke e akuzojnë se qëndron...

Close