|E hënë, Maj 29, 2017

Blic: Klani Haradinaj kontrabandon armë nga Serbia 

Serbi – Ish-komandanti i UÇK-së, dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është bërë subjekt i medieve serbe të cilat e përshkruajnë si drejtues të një prej klaneve më të fuqishme të krimit në Kosovë

Haradinajt poashtu i atribuohet kontrabandimi i armëve duke përdorur Serbinë dhe siç thuhet qytetarët serbë. Gazeta Blic shkruan se kontrabanda e armëve zhvillohet nëpër lumin Danub, nga ku ngarkohen nëpër kamionë dhe arrin në Kosovë për t’u shpërndarë nëpër fronte të ndryshme të islamistëve, transmeton lajmi.net

“Të premten e kaluar është kontrabanduar një ngarkesë me armë nga klani i Ramush Haradinajt”, shkruan kjo gazetë, duke pretenduar burime nga shërbimet e sigurisë.

Sipas Blicit, ngarkesa përmbante 1200 cope pushkë të shkurtra automatike dhe një numër të armëve të lehta.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: I liked a @YouTube video https://t.co/X0o7MWR61c Plazhet e Semanit, Darrëzezës dhe Pish Poros gati për çeljen e sezonit të ri
11,293 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Arrestohet 55 vjeçari, posedonte 1 500 fara canabissativa

Fier - Kapet me 1500 fara bime narkotike Cannabis Sativa, arrestohet në flagrancë poseduesi. Specialistët e Sektorit për Narkotikët në Drejtorinë...

Close