|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Bllokohen 15 kompani të nxjerrjes së naftës, u kërkohen matësa . 

bankers-ibnaTiranë – Tashmë subjektet e licensuara të nxjerrjes, përpunimit dhe stokimit të naftës në vend do të duhet të tregojnë sasinë e hidrokarburit që nxjerrin nga nënntoka dhe të asaj sasie që stokojnë.

Lajmi e bëri të ditur Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali, e cila shtoi se 15 kompanive iu bllokua aktiviteti në dhjetor të vitit të shkuar dhe se tashmë subjektet kanë blerë matësat e nevojshëm.

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali ka lajmëruar se 15 kompani të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës bruto tashmë nuk do të mund t’i shmangen detyrimit për të treguar sasinë e naftës që ata nxjerrin nga nëntoka dhe sasisë që ato stokojnë.

Spiropali tha se kompanitë nuk kanë patur me vite një matës të sasisë së hidrokrabureve të nxjerra, përpunuara apo stokuara. Kreu i doganave shtoi se në dhjetor u bë ndalimi i aktivitetit të këtyre kompanive dhe se tashmë këto të fundit kanë bërë blerjen e këtyre paisjeve.

Drejtoresha e doganave shtoi se po i njëjti aksion do të vijojë edhe për pijet alkolike. Spiropali po ashtu prezantoi rezultatet e arritura deri më tani në luftën kundër korrupsionit në dogana. Në takim u prezantuan po ashtu edhe uniforma e re e doganierëve, kodi etikës si dhe testi i integritetit.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kissenger, tani puthuni përmes internetit (foto e video)

Tani me këtë pajisje dhe aplikacionin për...

Close